HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
U-21/ Miqesorja, Shqiperi-Maqedoni, luhet në datën 6 shkurt në Laç
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 28 Janar 2013 11:43   pdfShtypEmail

u-21_skuaderNë ditën që Shqipëria do të luajë me Gjeorgjinë, edhe përfaqësuesja Shpresa do të zhvillojë një test mjaft të rëndësishëm.

Skuadra e drejtuar nga Skënder Gega do të luajë më 6 shkurt me 21-vjeçarët e Maqedonisë.

Miqësorja është zyrtarizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, që ka përcaktuar stadiumin e Laçit, si pritës të kësaj ndeshje.

Ndeshja e U-21 me bashkëmoshatarët e tyre maqedonas cilësohet si mjaft e rëndësishme për ekipin kuqezi.

Trajneri Gega po punon që skuadra të jetë gati për startin e kualifikueseve të Europianit 2015 të kësaj moshe, me ndeshjet që nisin në javët e para të pranverës.

Më 31 janar, ata do të njohin kundërshtarët në grupet kualifikues.

Under 21 e Shqipërisë ndodhet në vazon e pestë të shortit që do të hidhet në Nyon dhe sipas gjasave grupi pritet të jetë mjaft i vështirë.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit