HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kampionati Europian U-21/ Shqipëria në grup me Spanjën, Austrinë, Hungarinë dhe Bosnjë-Hercegovinën
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 31 Janar 2013 20:36   pdfShtypEmail

under-21Do të jetë shumë e vështirë, por edhe e bukur. Përfaqësuesja shqiptare e 21-vjeçarëve ka mësuar kundërshtarët e saj në eliminatoret e kampionatit europian të vitit 2015 dhe mes tyre ndodhet edhe kampionia e kontinentit, Spanja.

Në grupin 4, kuqezinjtë do të jenë edhe përballë Austrisë, Hungarisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Kalendari i hollësishëm i ndeshjeve nuk është përcaktuar ende, por shorti mund të quhet me plot gojën i vështirë.

Skuadra e Skënder Gegës do të duhet të bëjë llogaritë me spanjollët e fortë, por edhe austriakët, hungarezët e boshnjakët nuk janë aspak pengesa të lehta.

Gjithsej, në Nion të Zvicrës, u përcaktuan skuadrat në 10 grupet eleminatore, ku marrin pjesë 50 skuadra, ndërsa ndeshjet do të nisin në 22 mars të këtij viti dhe do të kulmojnë me finalet që do të zhvillohen në Republikën Çeke.

Përfaqësuesja shqiptare e 21-vjeçarëve ka arritur suksese të rëndësishme në vitet 70-të duke u shpallur kampione e Ballkanit dhe në mesin e viteve 80-të duke arritur mes 8 ekipeve më të mira të Europës, ndërsa vitet e fundit po përpiqet t’i afrohet sado pak kësaj lavdie.


busy
komente