HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 23 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kupa e Shqipërisë/ Skënderbeu dhe Kastrioti fitojne me te njetin rezultat 4-2
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 15 Dhjetor 2012 17:27   pdfShtypEmail

kupa_shqiperisNuk ka pushime dimërore në Kupën e Shqipërisë. Madje, edhe kur dëbora e bën praktikisht të pamundur zhvillimin e një ndeshje normale futbolli.

Në Korçë u luajt. Në një terren që në pjesën më të madhe ishte i ngrirë, Skënderbeu fitoi me rezultatin 4-2 përballë Kukësit.

Kampionët e Shqipërisë triumfuan në përballjen direkte për kreun e Grupit A, me golat e Arapit, dopietën e Pero Pejiç dhe rrjetën e kapitenit Shkëmbi, që vulosi “pokerin”.

Takimi është dominuar në pjesën më të madhe nga Skënderbeu, edhe pse skuadra e Mirel Josës falënderon Kukësin, që përveç dy golave të shënuar me Hoxhën dhe Popoviç ka shpërdoruar shumë raste.

I njëjti rezultat, pra me shifrat 4-2 u regjistrua edhe në Krujë, ku Kastrioti mposhti Shkiumbinin.

Pas takimeve të së shtunës, Skënderbeu është shkëputur në krye të Grupit A në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Korçarët ngjiten në kuotën e 6 pikëve pas dy ndeshjesh.

Ata ndiqen nga Kastrioti, që ka 3 pikë si edhe Kukësi, por me golavarazh më të mirë. Shkumbini mbetet në kuotën e 0 pikëve dhe ka dalë nga gara vetëm pas dy takimeve të para.


busy
komente