HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 20 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kupa e Shqipërisë/ Skënderbeu – Bylis 1-1
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 03 Prill 2013 18:36   pdfShtypEmail
skenderbeu0bylisËshtë mbyllur në barazim 1-1 gjysëmfinalja mes Skënderbeut dhe Bylisit luajtur në Korçë. Miqtë kanë festuar në fund duke llogaritur se goli në fushën kundërshtare I jep një avantazh për ndeshjen e kthimit që do të luhet në Ballsh pas dy javësh. Një gol i sulmuesit të talentuar 18-vjeçar Piter nga Nigeria ka bërë tifozët korçar të heshtin por buzëqeshjen ua ka rikthyer vetëm tre minuta para fundit mesfushori Sabien Lilaj. Ka shkarkuar të majtën për të mposhtur portierin Frashëri I cili është detyruar të nxjerrë topin nga rrjeta. Në tribunën “VIP”, pas golit të barazimit ka patur përplasje fizike mes disa personave të panjohur dhe për të zgjidhur problemin e krijuar është dashur jo vetëm ndërhyrja e forcave të rendit por dhe e drejtuesve të Skënderbeut. Në fund, gjyqtari Bardhyl Pashaj pas tre minutave shtesë nuk ka lejuar të luhet më dhe ballshiotët kanë festuar për barazimin e marrë dhe golin e shënuar në Korçë. Pas dy javësh, në sfidën e kthimit në Ballsh do të përcaktohet se cila nga dy ekipet do të kualifikohet për në finale.

busy
komente