HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kupa e Shqipërisë/ Kukësi – Laçi 0-0
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 03 Prill 2013 18:40   pdfShtypEmail
kupa_shqiperiseKukësi ka humbur një mundësi ideale në shtëpi duke u ndalur në barazim 0-0 me Laçin udhëtues, në gjysëmfinalen e parë për Kupën e Shqipërisë. Në derbin e veriut, nuk ka patur fitues edhe pse ndeshja ka qenë mjaft e bukur, e luftuar dhe emocionuese. Gjithçka do të përcaktohet në ndeshjen e kthimit në Laç, aty ku favorit pritet të jenë kurbinasit. Në stadiumin “Zeqir Ymeri”, hyrja ka qenë e lirë dhe një lëvizje e tillë e drejtuesve të Kukësit ka bërë të mbushet në kapacitetin maksimal impianti. Rreth shtatë mijë tifoz kuksianë dhe pak miq nga Laçi e kanë bërë atmosferën të jetë mjaft e nxehtë dhe ti shkoj përshtat edhe takimit mjaft të bukur të luajtur në fushën me bar sintetik.
Kukësi ka qenë më pranë golit në disa mundësi por si Popoviç ashtu edhe mesfushorët me tipare sulmuese nuk ja kanë dalë të mposhtin portierin Edvan Bakaj në një ditë mjaft të mirë. Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, gjyqtari Sino ka dhënë një numër të madh kartonash pasi incidentet në fushë nuk kanë munguar. Doku është larguar me karton të kuq për kurbinasit ndërkohë që tifozët vendas nuk kanë kursyer hedhjen e disa sendeve të forta në fushë.

busy
komente