HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 30 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Mema nuk eshte as i pari dhe as i fundit qe humbet penallti
nga Klevis Bejkolli   E mërkurë, 09 Dhjetor 2009 19:49   pdfShtypEmail

mema_ne_lojeSulmuesi korcar Devis Mema ne minute e 85-te, te ndeshjes eshte kontestuar nga tifozet pasi ka gabuar nga pika e bardh e penalltise kur rezultati i ndeshjes ishte 1-1. Tifozeria vlonjate ka thirrur ne kor Mema ik. Ne keto momente sulmuesi shtatlarte Devis Mema ka hequr fanellen dhe eshte drejtuar drejt dhomave te zhveshjes, por ka qene trajneri Magani e drejtues te tjere qe e kane rikthyer ate serish ne fushen e lojes. Nje veprim shume i zgjuar nga ana e trajnerit.

Tifozeria vlonjate ne kete rast, por dhe cdo tifozeri tjeter duhet te kuptoje qe ekzekutimi i nje njembedhjetemetershi ne kushte aspak komode dhe qe permbajn shume tension nuk jane te thjeshta.

Sipas tifozerise vlonjate Devis Mema nuk donte te shenonte ?

E kane gabim.

Kush eshte ai lojtar qe s’do te shenoje dhe te gezoje tifozerine, shoket e skuadres dhe drejtuesit e klubit ?

Me mire te na e thojne ata tifoz qe ishin ne stadium sot dhe u sollen ne ate menyre te turpshme me ish idhullin e tyre. Kaq shpejte e harruat idhullin tuaj qe vetem nje vite me pare ju ndihmoi te fitonit kupen e Republikes ?

Ku shkuan thirrjet tuaja – Mema je i madh; Mema je zemra jone ?

Te dashur tifoze duhet te kuptoni qe skuadra e lojtaret kane momentet e tyre te mira, por dhe te keqija. Kur je mire te gjithe te duan dhe te mbeshtesin, por dashuria per ngjyrat kuqezi ne kete rast tregohet kur skuadra dhe lojtaret e saj jane keq dhe ju nuk e treguat aspak kete, por bete te kunderten.

Devis Mema nuk eshte as i pari dhe as i fundit qe humbet penallti. Gjithe yjet e botes  kane gabuar nga pika e bardhe dhe kur gabojne yjet jo me ne.

Mjaftone tju kujtoj humbjen e penalltis nga Roberto Baggio ne finalen e boterorit USA 94-ter. Asnje se kontestoi Baggion, por perkundrazi e duartrokiten e perqafuan. Te humbesh penallti ne finalen e Boterorit eshte shume kurse ju per nje penalti qe Mema humbi dhe nese shenohej, ju nuk kualifikoheshit dot me tej sepse ju nevojitej dhe nje gol tjeter, dhe aq me shume qe nuk ishte as finale. Mos i kryqezoni lojtaret tuaj sic keni bere deri me tani pasi i tensiononi me shume sec duhet dhe nuk i lejoni te dalin ne lojen e tyre dhe nuk arrijne rezultatet qe te gjithe ju deshironi.


busy
komente