HOT NEWS
E mërkurë, 28 Shkurt 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kukesi fiton Kupen e Shqiperise
nga Administrator   E hënë, 23 Maj 2016 06:45   pdfShtypEmail

kukesi-kupa2016Kukësi ka mundur Laçin në finalen e Kupës së Shqipërisë në një ndeshje emocionuese, ku fituesi u vendos pas gjuajtje penalltive. Koha e rregullt përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.

Carioca kaloi në avantazh Kukësin në minutën e 64-t me anë të një goditje të bukur nga distanca. Por në minutën e 93-të, Laçi barazoi shifrat kur Mitraj shfrytëzoi një gabim të të portierit Koliçi, që nuk priti siç duhet një gjuajtje të fortë të Cetkoviçit, duke shtyrë topin në rrjetë. Ndeshja shkoi në shtesë, ndërsa edhe 30 minutat nuk prodhuan asnjë gol. Pas 120 minutave lojë skuadrat iu drejtuan pikës së bardhë për të vendosur fituesin. Ishte Dosti që gaboi goditjen e tij, duke e përplasur topin në traversë, ndërsa lojtarët e Kukësit ishin të saktë në të gjitha goditjet, duke mbyllur llogaritë para kohe në shifrat 5-3.

Pas përfundimit të finales u zhvillua edhe ceremonia e dhënies së trofeut dhe medaljeve për fituesit. Ishte Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ai që i dorëzoi kapitenit të Kukësit, Renato Malota trofeun e Kupës së Shqipërisë.

Për ekipin e Kukësit ky është edhe trofeu i parë në histori


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit