HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E diel, 20 Tetor 2019
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Maqedoni/ Gjorgjioski mer mandatin e ri për të drejtuar FFM-në
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 29 Qershor 2013 19:14   pdfShtypEmail

maqedonia harteIlço Gjorgjioski për katër vite të tjera do të jetë në krye të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, pasi në Kuvendin e përgjithshëm zgjedhor të mbajtur në Ohër mori përkrahjen e 91 delegatëve. Organet e tjera drejtuese të FFM-së, do të emërohen në mbledhjet e ardhshme të Këshillit Drejtues, ndërsa pas dorëheqjes së Qenan Idrizit, postin e nënkryetarit e mer Muhamed Sejdini. Në KD të FFM-së, do të ketë 15 anëtar prej të cilëve katër janë shqiptar.

Ilço Gjorgjioski, mbetet numri një i futbollit vendor, pasi që në Kuvendin e përgjithshëm zgjedhor të mbajtur në Ohër, një zëri kanë votuar delegatët prezent në këtë Kuvend. Ndryshe Gjorgjioski i cili pati përkrahjen e Lidhjes Futbollistike të qytetit të Shkupit, në garën për kryetar të FFM-së, nuk pati asnjë kundër kandidat.

“Për mua si një punëtor sportiv futbolli është i shenjtë. Ju falënderoj të gjithëve që pranuat vizionin tim për promovimin e futbollit në Maqedoni, por edhe për besimin që na e dhatë për të drejtuar futbollin. Do të bëjmë çmos për ta ngritur futbollin edhe në një shkallë më të lartë.”, tha numri një i futbollit vendor Ilço Gjorgjioski.

Në Këshillin drejtues 15 anëtarësh të FFM-së, katër do të jenë shqiptar. Pikërisht në taborin shqiptar do të ketë ndryshime pasi posti i numrit dy të futbollit vendor ju takon shqiptarëve. Pas dorëheqjes së Qenan Idrizit, detyrën e nënkryetarit, sipas marrëveshjes mes delegatëve shqiptar e mer kërçovari Muhamed Sejdini. Delegatët shqiptar premtojnë se në të ardhmen klubet dhe kuadri shqiptar do ketë një përkrahje më të madhe.

“Sa i përket përfaqësimit të shqiptarëve dhe kuadrove shqiptarë, me ekipin që e kam brenda në Këshillin Drejtues, do mundohemi maksimalisht të rrisim numrin dhe të përpiqemi që të arrijmë deri te ai nivel, ku edhe duhet të jemi ne. Ekipet shqiptare normalisht, si gjithmonë do kenë mbështetjen tonë, të kuadrit brenda që do ti përfillim dhe do mundohemi maksimalisht, që do t'i mbështesim të gjitha ekipet shqiptare përmes kapaciteteve që kemi”,përfundoi nënkryetari i ri i FFM-së, Muhamed Sejdini.

Organet dhe Komisionet e tjera të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, do të zgjidhen dhe emërohen në mbledhjet e radhës të Këshillit Drejtues të FFM-së, i cili mori në Kuvendin e sotëm në Ohër, mori besimin që në katër vitet e ardhshme të drejtojë futbollin vendor.


busy
komente