HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E hënë, 19 Nentor 2018
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Skënderbeu - Kamza 1-0/ Asllani mban korcaret ne Superiore
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 26 Maj 2010 20:05   pdfShtypEmail

Skenderbeu_Kamza_1_0Nje ndeshje me shume tensione ajo e luajtur ne stadiumin e Elbasanit “Ruzhdi Bizhuta”. Te dy trajneret Josa dhe Musta kishin hedhur lojtaret me te mire ne fushen e lojes. Temperaturat e larta nuk kane penguar tifozerite e te dy skuadrave per te qene te pranishem ne shkallet e stadiumit per te mbeshtetur lojtaret e tyre.

Minutat e para do te ishin me te bukura per korcaret ku dhe ne minuten e dyte do te gjenin golin e avantazhit me ane te Klodian Asllanit. Pas nje krosimi nga krahu i majte nga Malindi, kucovari do te gjuante bukur me trine brenda zones duke m’poshtur portierin Osmani. Ky gol do te ngrinte peshe tifozerine korcare e cila ishte me e shumte ne numer.

Ky gol do ti shokonte kamzalinjte, por trajneri Musta nga pankina ka ditur me se miri per te rikuperuar ekipin e tij i cili shume shpejtesi mori kontrollin e lojes.

Dalipi i vetem ne sulm beri gjithcka per te barazuar, por kapiteni Lako nuk e lejon. Matiani Patushi ka dritheruar porten e Llapanjit me nje gjuajtje jashte zone e cila per fatin e korcareve ka perfunduar vetem disa centimetra larg shtylles se djathte. Kamza shikone me shume nga porta e Skenderbeut dhe ishte zoteruese ne fushen e lojes fal dhe terheqjes qe bene korcaret pas shenimit te golit. Lojtaret kamzalinj kane pretenduar dhe per dy penallti, por qe nuk jane pare te tilla per arbitrin kryesor Pashaj.

Perfundimi pjeses se pare ka qene shume i nxehte. Ne tynelin qe te dergon ne dhomat e zhveshjes arbitri Pashaj eshte sulmuar. Disa tifoze nga kamza kane shkulur stolat plastik te tribunes dhe i kane hedhur ne fushe, por nderhyrja e shpejte e forcave blu ka neutralizuar agrevimin e metejshem te situates.

Pjesa e dyte fillon me e qete. Kamza nuk dorezohet dhe sulmon, por korcaret mbrohen mire. C’do faull te fituar, futbollistet e Skenderbeut mundoheshin te fitonin sa me shume  kohe duke u shtrir vend e pa vend ne fushen e lojes. Dalipi, Patushi por dhe Tetova kane qene te pafat ne perpjekjet e tyre per te barazuar rezultatin. Lojtaret e Kamzes serish kane pretenduar per njembedhjetemetersh, por arbitri Pashaj nuk ka ndare te njetin mendim me ta. Arbitri kater jep tre minuta shtese, por kryesori lejon te luhet vetem gjysma e tyre duke vershellyer perfundimin e saj, duke lene Skenderbeun ne Superiore dhe Kamzen ne Kategorine e Pare.

Skënderbeu: Llapanji, Lako, Markovic,  Grizha, Roshi, Nestorovic, , Asllani (Frashëri 82’),  Doku (Leskarovski 27’), Malindi,   Cipi ( Cajku 71’), Guerrib

Trajner: Mirel Josa

Kamza: Osmani, Ndoni,  Rada, F.Tafaj, Renxa (Blloku 73’),  Patushi, Kryemadhi, Gjokeja, E.Tafaj (Baze 79’),  Tetova (Lame 87’), Dalipi.

Trajner: Perlat Musta

Shënues: Asllani 2’

Gjyqtarë: B.Pashaj ( Tr), A.lamce ( Pt) A.Guce ( Lu)

Kartona të  verdhë: Asllani,  Patushi,  F.Tafaj, Osmani , Lako, Baze

Klevis Bejkolli


busy
komente