HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kristi Vangjeli: I jap leksion Crvena Zvezdës, rikthehem në kombëtare!
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 29 Korrik 2013 01:51   pdfShtypEmail

vangjeli injuredMbrojtesi i Chernomorets Kristi Vangjeli, nuk ka aspak ndrojtje ta shprehi deshiren e madhe qe ka per te mundur skuadren serbe Crvena Zvezda (Ylli i Kuq). Skuadra ku ai aktivizohet - Chernomorets Odessa do te përballet ne turin e trete te Europa League me nenkampionen e Serbise, Crvena Zvezda.

“Mezi pres. Do të jetë një kënaqësi shumë e madhe ti shkatërrojmë ish kampionet e Evropes”, u shpreh Kristi Vangjeli per Albaniasoccer Media (www.albaniasoccer.com). Crvena Zvezda, një nga skuadrat më popullore ne kampionatin Serb do të ndeshet ne turin e trete eliminator te Europa League me Chernomorets, skuadra ku luajne dy shqiptaret Kristi Vangjeli dhe Elis Bakaj. “Unë kame luajtur ndaj tyre kur isha me Aris. I kemi shpartalluar 3-0 ne 8 nentor 2007 kur luanim ndeshjet e grupeve ne UEFA Cup edhe kur trajnerin e kishim Boshnjakun Dushan Bajeviç i cili sapo kishte ardhur nga Crvena Zvezda”, vazhdoi Vangjeli. “Ti mund edhe një here tani që jam në Ukrainë dhe ti hap rrugen rikthimit ne kombetare”, theksoi mbrojtesi 27 vjecar i cili vazhdon stervitjen intensive me skuadren e tij. “Ndihem mire dhe po punoj intensivisht te qendroj ne forme optimale fizike dhe te jem I gatshem te rikthehem ne kombetare”, theksoi Kristi I cili nuk eshte aktivizuar si lojtar I saj qe pas barazimit pa gola ndaj Kamerunit.

Skuadra Ukrainase Chernomorets u kualifikua ne turin e trete pasi eliminoi Dacia te Moldavise, skuader qe nxorri jashte gare Teuten. Pervec, Europa League, skuadra e dy shqiptareve eshte e integruar edhe ne takimet e kampionatit Ukrainas qe ka permbyllur tre javet e para. Sot, Chernomorets ishte mysafire per te luajtur ndeshjen e Javes se trete ndaj Shahktar Donetsk. Vangjeli ne kete takim u aktivizua gjate gjithe pjeses se dyte por skuadra e tij ishte e pafat. “Humbem 0-1 nje takim gjate se cilit krijuam disa raste te pastra, por nuk mundem te konkludonim me sukses mundesite e paraqitura”, shpjegoi mbrojtesi, per te cilin ky ishte takimi i pare qe luan ne kampionat kete sezon per skuadren e tij e cila kishte barazuar dy ndeshje 1-1 dhe kjo ishte humbja e pare gjate ketyre tre javeve te para. “Eshte fillimi I kampionatit, por per koincidence qe pas humbjes me Shakhtar ne Superkupe kur trajneri me nxorri nga loja menjehere sa shkaktova nje penallti, nuk kasha luajtur dhe ky ishte takimi I pare qe u aktivizova ne kampionat kete sezon dhe pikerisht ndaj Shakhtar“, tregoi Vangjeli qe pas takimit te sotem fokusimi I tij ka filluar perqendrim total vetem tek Crvena Zvezda. “Ndaj tyre dua vetem fitore dhe nje loje dominuese dhe te mire sidomos nga une dhe Bakaj”, mbylli prononcimin e tij per Albaniasoccer Media (www.albaniasoccer.com) mbrojtesi Kristi Vangjeli


busy
komente