HOT NEWS
E premte, 17 Korrik 2026
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Duro denoncon ne polici kryebashkiakun e Peqinit
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 08 Prill 2010 21:34   pdfShtypEmail
shpetim_duro_besa_thumbTrajneri i skuadres se Beses, Shpetim Duro ka denoncuar penalisht kryetarin e bashkise se Peqinit, Ilir Rrushi per vepren penale te, “goditjes per shkak te detyres”. Denoncimi i Duros eshte dorezuar prane komisariatit Nr.2 ne Tirane. Kallezimi i Duros i referohet dhunes se ushtruar ndaj tij pas perfundimit te ndeshjes Shkumbini-Besa e fituar nga kjo e fundit me rezultatin 1-0 e vlefshme per Kupen e Shqiperise. Pas ketij takimi, Duro ka nenvizuar ne kallezimin e tij se kryetari i bashkise se Peqinit, Ilir Rrushi, pa asnje motiv e ka goditur fizikisht duke e lene per disa minuta pa ndjenja. Ky eshte rasti i pare qe nje trajner i nje skuadre futbolli ne vendin tone denoncon drejtues lokale per dhune te ushtruar ndaj tij.

Enea Shtrepi

busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit