HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore / Dinamo - Besa 2-1
nga AlbaniaSoccer   E diel, 29 Gusht 2010 07:20   pdfShtypEmail

Besa-dinamoPas humbjes qe pesoi kampionia ne Superkupe ndaj skuadres Kavajase, ne javen e dyte te Kategorise Superiore vjen hakmarrja e Dinamoviteve.
Besa ndonese arriti nje fitore bindese ne Superkupe, ne kampionat vazhdon aty ku e la ne takimet ndaj Dinamos, humbje.
Ndeshja e sotme ishte e kanaqshme ne aspektin teknik, e shpejte dhe me ritem dhe ne fraksione te ndryshme te lojes aksionet ishin te rrezikshme.
Te dyja skuadrat luajten hapur dhe ishin gjithnje ne kerkim te golit dhe te fitores.
Spikati me teper ne lojen e te dyja skuadrave, niveli qe paraqiti afrikani George Ambore' ne radhet e bluve, ku dha disa shkendija ne momente te caktuara. Lojtari i sapoardhur hidhet ne fushe si titullar nga trajneri argjentinas ne vend te Peqinit dhe loja e tij e detyroi trajnerin Blanco ta zevendesoj pak minuta pasi kishte filluar pjesa e dyte.
Ne pjesen e pare, ne minuten e 20-te pas nje aksionit te bukur Bakaj, Muzaka, Vila ishte ky i fundit qe e kalon ne avantazh ekipin kampion.

Ne minuten e 33-te, Cikalleshi arrin te shenoje per Besen, por anesori Pregja sinjalizon nje faull te sulmuesit kavajas dhe Jemini anullon golin.

Ne minuten e trete dhe te fundit shtese  Cikalleshi realizon golin e barazmit, kete here i rregullt.

Pjesa e dyte ishte me e bukur dhe me sulme nga te dyja ekipet te cilat me ngulm ishin ne kerkim te golit te fitores. Ishte perseri Emiljano Vila qe shenoi dhe i dha trepikeshin e pare ekipit kampion ne fuqi. Pas ketij goli kishte tentative nga ana e Beses per barazim, por pa arritur objektivin. Pas kater minutave shtese albitri i dha fund sfides dhe revanshi i Dinamos realizohet.

Dinamo: Isli HIDI, Lucas Damian Malacarne, Arjan PISHA,  Erjon Gani XHAFA, Isidor SEKSER,.George Ambore (78’ Gjokeja), Igli ALLMUCA, Gjergj MUZAKA, Elis BAKAJ (85’ Guga) , Emiljano VILA, Fatjon SEFA (55’ Martinena)

Trajner: Luiz Blanko

Besa: Edvin BAKAJ, Edin FERIZOVIC, Akil JAKUPI, Bilal VELIJA, Dimitri LAZAREVSKI , Semir HADZIBULIC (72’ Shtini), Artion POCI, Meglid MIHANI, Sokol CIKALLESHI (91’ Minas Osmani), Marko DOS SANTOS (72’ Ngjela), Sead HADZIBULIC

Trajner: Shpetim Duro


Shenues: Emiljano Vila 20’ dhe 65’/Sokol Cikalleshi 45’+3’

Kartona te verdhe: Izidor Sekseri 21’, Arjan Pisha 55’, Elis Bakaj 68’/ Dimitri Lazareski 32’, Bilal Velia 50’

Arbiter: Lorenc Jemini

Tifoze: 1000

Minutat me pikante te ndeshjes:

Minuta e 90+4: Perfundon ndeshja me fitoren e Dinamamos me rezultatin 2-1.
Minuta e 90: Arbitri kater jep kater minuta shtese.
Minuta e 90: Sulmuesi Cikalleshi le fushen e lojes i demtuar. Ne vend te tij aktivizohet Minas Osmani.
Minuta e 87: Demtohet Cikalleshi i cili merr ndihmen mjekesore.
Minuta e 85: Largohet Elis Bakaj dhe hyne Bledion Guga.
Minuta e 82: Sokol Cikalleshi trondit shtyllen e Dinamos me nje gjuajtje me te majten nga jashte zone.
Minuta e 78: Largohet James Ambore dhe ne vend te tij aktivizohet Sajmir Gjokeja.
Minuta e 72: Shpetim Duro bene dy zevendesime. Largohen Dos Santos dhe Semir Hadzibulic dhe aktivizohen Ngjela dhe Shtini.
Minuta e 68: Bakaj ndehskohet me karton te verdhe.
Minuta e 65: Vila shenon golin e dyte per Dinamon e dytin personal ne kete ndeshje.
Minuta e 55: Trajneri Blanko kryen zevendesimin e pare. Largohet Sefa dhe aktivizohet Gabriel Nestor Martirena.
Minuta e 55: Kapiteni dinamovit, Arjan Pisha ndeshkohet me karton te verdhe pas nje nderhyrje te gabuar ndaj sulmuesit Cikalleshi.
Minuta e 50: Bilal Veliaj shkakton faull ndaj Allmuces dhe ndeshkohet me karton te verdhe nga arbitri Lorenc Jemini.
Minuta e 46: Fillone pjesa e dyte.
Minuta e 45_3: Perfundon pjesa e pare ne barazime 1-1.
Minuta e 45+3: Sokol Cikalleshi barazon rezultatin. Nje pasim i Dos Santos e talenti kavajas ka shenuar.
Minuta e 45: Arbitri kater jep tre minuta shtese.
Minuta e 39: Miqte nga kavaja kane fituar nje goditje me dy takime, por Lazarevski nuk gjuan mire.
Minuta e 33: Anullohet nje gole per Besen. Cikalleshi faull ndaj Malakarnes i cili akordohet nga anesori Pregja.
Minuta e 32: Dimitri Lazarevski shkakton faull ndaj Allmuces dhe arbitri e ndeshkon me karton te verdhe.
Minuta e 26: Arbitri Jemini paralajmerone Elis Bakajn.
Minuta e 24: Arbitri Jemini nderpret lojen per ti dhene mundesi lojtareve per tu freskuar.
Minuta e 21: Sekseri ndeshkohet me karton te verdhe, faull mbi Poçin.
Minuta e 20: Emiliano Vila shenone golin e avantazhit per Dinamon.

Kel Naraçi


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit