HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore / Shkumbini - Skenderbeu 3-1
nga AlbaniaSoccer   E diel, 12 Shtator 2010 19:10   pdfShtypEmail

shkumbini_gol_stad_peqinKavajasi i Shkumbinit Bekim Kuli i ka dhënë fitoren ekipit të tij me një 3-golësh fantastik. Ai ka qënë njeriu i ndeshjes, ndëkrohë që Skëndëbreu është dorëzuar përballë supermacisë së ekipit peqinas. Ndeshja në fillim ka qënë e barabartë, por më pas golat e Shkumbinit kanë shokuar ekipin korcar. Në minutën e 32-të Kuli në hyrje të zonës realizon një goditje spektakolare duke shënuar golin e parë. Presioni i peqinasve u rrit akoma më tej, ndërsa Skëndërbeu nuk arriti që të reagonte në kohë. Teksa dukej se pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat Kuli shënon sërish në minutën e 41-të, dhe këtë rradhë me anë të një goditje me kokë brënda zonës. Por pjesa e parë ka akoma surpriza, teksa korcarët ngushtojnë diferencën me anë të Shkëmbit, i cili në minutën e 48-të, gjuan në mënyrë spekakolare duke e dërguar topin në krahun e majtë të Kotorrit. Pjesa e dytë ishte më pak emocionuese dhe me më pak gola. Trajneri i Skëndërbeut Shkëlqim Muca hodhi në fushën e lojës Jolic, por asgjë nuk ndryshoi. Peqinasit tregohen racionalë dhe të kujdesshëm duke mrbojtur rezultatin me fanatizëm. Mbrojtja është në një ditë shumë të mirë, ndërsa kundërsulmi funksionon. Kur loja po shkonte drejt fundit të saj, në minutën e 83’-të, Kuli shenoi sërish, mbas një rrëmuje në zonë, doli me portën bosh dhe nuk e kishte të veshtirë të trefishonte rezultatin. Ky gol, i 3-ti i tij "vulos" fitoren e Shkumbinit. Korcarët gjunjëzohen dhe nuk kanë më kohë në dispozicion.

Shkumbini 3-1 Skëndërbeu

Shkumbini: Kotorri, Mujdragicc, Arapi, Gjyla, Kuli (Dervishi 90’), Mancaku, Veliaj, Nora (Gjondeda 88)’, Kristevski, Mustafaj (Xhyra 79’), Shenaj Tr. Agim Canaj
Skëndërbeu: Shehi, Dragusha, Fagu, Vrapi, Shkëmbi(Bicaj 88’), Sefa(Jolicc 46’), Brkicc, Biskup, Markovicc(Vishaj 80’), Braticc Tr. Shkëlqim Mucca
Shënues: Kuli 32’, 41’, 83’ / Shkëmbi 48’
Gjyqtarë: Lorenc Jemini, Gerard Qirici, Sokol Avdo (Tiranë)
Kartona të verdhë: Shenaj, Kuli, Veliaj, Nora, Mustafaj / Bratic

Andi Kodra


busy
komente