HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Teuta-Shkumbini 1-0
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 02 Tetor 2010 21:29   pdfShtypEmail

TeutaTeuta ka marre fitoren e dyte rradhazi ne shtepi duke mundur pas Flamurtarit kete rradhe Shkumbinin. Ka mjaftuar nje gol i shpejte i Cotes ne minuten e 7’ te pjeses se pare per te surprizuar miqte dhe per te marre kete fitore. Shkumbini ka prodhuar volum te madh loje pergjate 90-minutave por nuk ka mundur te finalizoje rastet e krijuara. Skuadra e Martinit eshte treguar racionale e pas avantazhit te shpejte eshte mbyllur ne gjysemfushen e saj dhe duke zgjedhur te kundersulmoje. Bekim Kuli ka qene lojtari me i rrezikshem per Shkumbinin dhe me veprimet individuale ka krijuar panik ne mbrojtjen durrsake. Megjithate peqinasve u ka munguar qetesia para portes edhe pse kane krijuar dhe qarkulluar topin shume. Mbrojtja e Teutes eshte treguar e kujdesshme duke paralizuar aksionet e kundershtarit dhe duke ruajtur deri ne fund avantazhin.  Te dy trajneret bejne levizjet e tyre ne pjesen e dyte, por me efikas rezulton Martini qe arrin te ruaje te pa prekur porten e skuadres se tij dhe merr keshtu nje tjeter fitore duke arritur ne kuoten e tete pikeve.

Enea Shtrepi

Teuta 1

Shkumbini 0

Shenues: Cota 7’

E shtune 02 tetor 2010 ora 15:30 ne stadiumin “Niko Dovana”, Durres

Teuta: Rizvani, Stafa, Sheta, R.Hoxha, Sefgjini, A.Hoxha, Kaloti (Xhemalaj 65’), Doçi (Frasheri 46’), Çota, Tahiri, Pepa (Bakiasi 78’) Tr. E.Martini

Shkumbini: Kotorri, Arapi, Kristeski, Muidragic, Kuli, Mustafaj, Gjyla (Krasniqi 69’), Nora, Shenaj (Pashja 63’), Dervishi (Gjondeda 46’), Veliaj Tr. A.Canaj

Gjyqtare: B. Pashaj, A.Lamçe, R.Avdo (Tirane)

Kartona te verdhe: Sefgjini, Bakiasi, Krasniqi


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit