HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E shtunë, 20 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Teuta-Bylis 6-0
nga AlbaniaSoccer   E martë, 09 Nentor 2010 00:20   pdfShtypEmail

teuta_golTeuta ka regjistruar fitoren me te thelle ne dhjete javet e para te kampionatit duke mundur me rezultatin 6-0 skuadren e Bylisit. Ne fushen e tyre durrsaket kane arritur nje goleade dhe per ta bere kete kane menduar Pepa dhe Cota qe kane realizuar nga nje dopiete dhe Hoxha e Sheta qe kane shenuar nga nje gol. Djemte e Martinit nuk e kane vene ne diskutim per asnje moment fitoren dhe per te zhbllokuar ka menduar Pepa qe ka derguar topin ne rrjete ne minuten e 12’ pas nje rremuje ne zone. Hoxha kater minuta me pas dyfishon rezultatin me nje goditje denimi te nisur per kros por qe perfundon ne rrjete pa e prekur askush. Tifozet e paket ne Niko Dovana festojne. Sheta ne minuten e 22’ shenon me koke golin e trete duke fiksuar rezultatin ne 3-0, rezultat qe nuk ndryshon deri ne fund te pjeses se pare.

Ne fraksionin e dyte jane serish durrsaket qe sulmojne dhe nuk kane te ngopur me gola. Pepa ne minuten e 55’ gjuan nga nje pozicion i priret dhe dergon shifrat ne kater me zero. Ne minutat 77’ dhe 85’ Cota realizon dy gola mjaft te bukur. Te parin me nje rrofeshate spektakolare ndersa ne te dyten arrin te  kaloje portierin dhe fikson rezultatin perfundimtar 6-0. Bylisi largohet koke ulur nga stadiumi Niko Dovana, me nje ndeshje te cilen duhet ta harrojne sa me shpejt.

Enea Shtrepi

Teuta – Bylis 6-0

Shenues: Pepa 12’, 55’, A.Hoxha 16’, Sheta 22’, Cota 75’, 85’

Teuta: Rizvani, Stafa, Sheta, R.Hoxha, A.Hoxha, Hoti (Sefgjini 65’), Kaloti (Dosti58’), Tafili, Frasheri, Çota, Pepa (Doçi 74’)Tr. E.Martini

Bylis: Frasheri, Arbri, Kepi, Begaj, Shoshi, Kule (Hamzaj 68’), Koreshi, Dimo, Xhafa, Popoviç (Guy46’), Phoenix(Idrizi 58’) Tr. N. Ilievski

Gjyqtare:  L.Jemini, A.Pregja, A.Guçe

Kartona te verdhe: Sheta, Hoti, Arbri, Begaj, Xhafa


busy
komente