HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Fjodor Xhafaj: Kam shenuar dhe do vazhdoj te shenoj
nga AlbaniaSoccer   E premte, 19 Nentor 2010 10:07   pdfShtypEmail
Fjodor__xhafaDiten sotme Bylisi ka zhvilluar dy  senaca stervitore ku ajo e paradites ka qene  ne palester, dhe pas eksaj seance eshte dhene urdher qe futbollistet te paraqiten ne anekset e stadiumit per te zhvilluar stervitje ne terren. Trajneri ilievski po u jep  ngarkesen e duhur futbollisteve ne keto dite dimri me pak drite.
Perpara ndeshjes me Vllaznine, trajneri Ilievski po mundohet qe me skuadren te zhvilloje nga dy seanca stervitore, ndonese dita eshte e shkurter, duke u stervitur edhe jashte edhe ne palester. Ne nje prononcim per Albaniasoccer.com sulmuesi Fjodor Xhafa, i cili ka shenuar dhe nje dopiete ne takimin e te shtunes ndaj Shkumbinit shprehet : " Kam shenuar per Bylisin qe nga ndeshja ku une jam aktivizuar per here te pare dhe do  te vazhdoj te shenoj. Ne ndeshjen e radhes qe kemi ketu ne Ballsh ndaj nje Vllaznie e cila vjen nga nje fitore me teper buje ndaj Tiranes, do te bej te pamunduren per te shenuar dhe ne menyre qe ti japim nje vazhdimesi ngritjeje ekipit sepse kemi humbur disa ndeshje ne minutat e fundit (ndeshjet me Vllaznine, Elbasanin, Flamurtarin, Skenderbeun). Shpresoj qe edhe ne kete takim te luajme ne grup dhe me teper gjakftohtesi  duke zbatuar me disipline vendimet taktike te trajnerit, qe te fitojme." - perfundon prononcimin e tij per Albaniasoccer.com goleadori ballshioteve.

Besi Donati

busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit