HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Marenglen Shoshi: Nuk duhet te kisha vepruar me gjaknxehtesi
nga AlbaniaSoccer   E premte, 03 Dhjetor 2010 12:23   pdfShtypEmail
bylis_Ne takimin Elbasani-Bylis, mbrojtesi i Bylis Marenglen Shoshi, u detyrua te lere fushen e lojes pas shenimit te golit te dyte te skuadres se tij. Shoshi e la skuadren me 10 futbolliste ne fushen e lojes ne nje moment mjaft deciziv. Dalja e tij nga loja shkaktoi nje problem madhor ne minutat e mbetura te takimit duke i dhene me teper terren futbollisteve te Elbasanit te gjenin hapsira boshe ne mbrojtjen ballshiote duke arritur te shenonin ne fundin e takimit. Shoshi ne nje prononcim per "Albaniasoccer.com" eshte shprehur: "Ne caste te tilla gezimi, pra kur shenon nje gol e sidomos ne fushen kundershtare te jep mjaft entuziazem dhe te ben te harrosh gjithcka, edhe nje karton te verdhe te marre gjate lojes ne minutat parardhese. U ndeshkova me te kuq dhe e ndiej veten fajtor per humbjen e ekipit. Shoket dhe trajneret me kane vleresuar shume ne keto 12 jave kampionat duke me vendosur ne 11-shen me te mire ne cdo ndeshje dhe nuk duhet te kisha vepruar keshtu. Mbi te gjitha jemi njerez dhe kemi gjaknxehtesi ne momente te caktuara ndaj une veprova ashtu. Di qe veprova gabim dhe per kete kerkoj falje. Do te bej me te miren ne ndeshjet qe do te vijne." ka permbyllur Shoshi prononcimin e tij.

Besi Donati

busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit