HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Shkumbini / Jep doreheqjen Agim Canaj
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 04 Dhjetor 2010 15:02   pdfShtypEmail
agim_canaEkipi peqinas momentalisht po kalon një kaos të vërtetë ku mbas largimit të disa ditëve më parë të presidentit Ylli Ndroqi, tashmë është trajneri Agim Canaj ai i cili ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit. Vendimi i tij është marrë vetëm 30 minuta më parë, kur ai I ka komunikuar drejtuesve peqinas dorëheqjen e tij dhe arsyet që e cuan në këtë vendim. “Eshtë një vendim i ndikuar nga rrethanat e fundit. Unë kam patur një bashkëpunim të shkëlqyer me presidentin Ndroqi dhe së bashku kishim bërë një plan ku në Peqin do të sillnim një trofe brënda dy vitesh. Por duke qënë se futbolli këtu në Shqipëri ta bën të pamundur të punosh ashtu sic duhet unë do të jap dorëheqjen. Unë dua t’i hap rrugën donatorëve të rinj të cilët mund të zgjedhin personin që tashmë do të drejtojë Shkumbinin. Më vjen keq, por mbas largimit të presidentit edhe unë duhet ta bëjë një gjë të tillë. I uroj suksese skuadrës së Shkumbinit në të ardhmen”,- ishte deklarata ne trajenrit Agim Canaj vetëm pak momente më parë mbasi deklaroi dorëheqjen e tij.

Andi Kodra

busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit