HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Stivi Frasheri: Jane turp akuzat qe me behen
nga AlbaniaSoccer   E diel, 12 Dhjetor 2010 19:41   pdfShtypEmail
bylis_Pas ndeshjes ku Bylisi ka barazuar 1-1 ndaj Tiranes ne fushen e vet, mediat kane filluar te shkruajne lajme te qena dhe te paqena per portierin e kombetares U21 Stivi Frasheri, i cili ne kampionatin Shqipetar mbron ngjyrat bardhekuq te Bylisit. Pas lajmeve qe ishin publikuar ne shtypin sportiv vendas , Stivi Frasheri shprehet per "Albaniasoccer.com" : "Ishin nje zhgenjim total per mua shkrimet e botuara neper gazetat sportive ne vend. Une bera te pamunduren ne ndeshjen me Tiranen duke pritur gjuajtje te rrezikshme ne brendesi te zones dhe duke ndaluar tri here sulmuesit e Tiranes ne rastet kur keta te fundit kane qene vetem per vetem me mua. Nuk e di sesi gazetaret marrin persiper te me prishin imazhin sepse une po luaj ne formen time me te mire ne keto ndeshje qe jane jete a vdekje ne ekipin ku une luaj. Shpresoj qe gazetaret e shtypit te shkruar sportiv te shohin pamjet televizive njehere, ne qofte se nuk me kane pare "LIVE" ne stadium dhe me pas te botojne shkrime per mua", ka permbyllur shume i indinjuar per situaten gardiani i portes ballshiote, Stivi Frasheri.

Besi Donati

busy
komente