HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Tirana-Skenderbeu 0-0
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 03 Shkurt 2011 22:12   pdfShtypEmail

Tirana-SkenderbeuKa perfunduar ne barazim supersfida mes Tiranes dhe Skenderbeut. Kjo ndeshje u karakterizua nga dyluftime te forta e te shumta ne mesfushe dhe raste te pakta per shenim. Tirana ishte me e qarte ne aksionet sulmuese ndersa Skenderbeu eshte treguar ne pak raste  rrezikshem. Ne pjesen e pare te dyja skuadrat kane provuar te shkojne te goli me ane te goditjeve standarte. Ne pjesen e dyte, Tirana si skuader vendase ka krijuar disa raste por portieri i korcareve Orges Shehi ka shpetuar porten nga pesimi i golit.

Gjate pjeses se dyte, te dy trajneret, Muca dhe Dede kane levizur te gjitha kartat per te marre fitoren aq shume te deshiruar. Tirana ka shenuar nje gol ne fund te ndeshjes me ane te Pero Pejic, por gjyqtari anesor i ka mohuar bardhebluve fitoren.

Me kete barazim, Skenderbeu ruan vendin e dyte ne klasifikim, ne kuoten e 35 pikeve, ndersa Tirana ne vendin e katert, me 30 pike. Ky rezultat ka favorizuar Flamurtarin e vendit te pare qe tani eshte distancuar me pese pike nga korcaret e vendit te dyte.

Enea Shtrepi


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit