HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 18 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Bylis-Dinamo 3-1
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 05 Shkurt 2011 16:13   pdfShtypEmail

byliisDinamo ka pesuar humbjen e dyte rradhazi ne Ballsh kunder skuadres vendase dhe eshte mundur me rezultatin e thelle 3-1.

Sulmuesi i Bylisit, Washington, kaloi ne epersi skuadren ballshiote qe ne minuten e 3', pas nje gabimi te Pishes ne qender te mbrojtjes. Dinamo mbetet e shastisur nga ky gol i shpejte.

Perpjekjet e kampioneve per te reaguar, moren nje goditje te rende ne minuten e 32', kur ekipi mbeti me dhjete lojtare. Ambouret ben nje xhest anti sportiv. Refuzon te dale nga fusha e lojes ne vendin e duhur ne qender te fushes dhe merr keshtu kartonin e dyte te verdhe.

Vendasit shfrytezojne superioritet numerik dhe behen me kerkues. Serish Washington, shkeputet sakte po ne qender te mbrojtjes dhe i pandalur dot nga Pisha e Putincanin, shenon golin e dyte te tij personal, ne minuten e 55'. 

Ne minuten e 69', Vila drejtohet i vetem drejt portes se Egbo, por ndalet ne kufijte e zones se rreptesise ne menyre te parregullt nga Sosa, qe si lojtar i fundit ndeshkohet me kartonin  e kuq.

Ka nje goditje denimi per Dinamon por blute nuk rrezikojne kundershtarin seriozisht. Ne minutat e fundit Punticani kroson per Vilen qe gjuan nga afer portes por Egbo, ben nje heroizem dhe ndalon nje gol te sigurte.

Fjodor Xhafa, pasi shmang portierin Hoxha, realizon golin e trete per vendasit pese minuta para fundit te lojes dhe hipotekon keshtu fitoren per Bylisin.Emiljano Vila ka arritur te shkurtoje rezultatin ne minuten e 87-te, me nje goditje potente brenda zones, por koha nuk premton per me shume per blute. Arbitri Jorgji vershellen per perfundimine takimit ne minuten e 90-te.

Bylis me kete rezultat i largohet vendit te fundit dhe i afrohet skuadrave qe jane jashte rrezikut nga zona e ftohte e tabeles. Dinamo mbetet ne vendin e peste e dorezuar perfundimisht nga gara per titullin kampion.

Enea Shtrepi


busy
komente