HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Nertil Ferra: Ne derbi per te mos gabuar serish
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 23 Mars 2011 20:50   pdfShtypEmail
nertil_ferrajJava e ardhshme e Superliges e cila do te luhet ne daten dy prill na rezervon disa perplasje interesante. Mbi te gjitha kete jave vleresohet superndeshja ose sic njihet prej vitit 1950 derbi i kryeqytetit midis Dinamos dhe Tiranes. Ky vit keto dy skuadra i gjen ne mesin e tabeles se klasifikimit si rralle here. Nje prej te rikthyereve nga demtimi ne ekipin dinamovit eshte Nertil Ferraj. Pas perfundimit te stervitjes se sotshme Ferraj shprehet per www.albanisoccer.com:  "Eshte nje ndeshje e veshtire qe na pret menjehere pas ketyre pushimeve. Keto dite po na japin mundesine te rikuperohemi edhe per kupen qe eshte nje kompeticion qe ne kemi varur te gjitha shpresat tona sepse titullin e kemi humbur prej kohesh. Perballja me Tiranen do te jete si gjithnje e forte dhe ku duam te fitojme ne pasi ne fazen e dyte ne e humbem kete takim ashtu sic nuk e kishim menduar kurre. Une mendoj se do te jem per 90' minuta i gatshem ne fushen e lojes pasi jam kthyer ne gjendjen time optimale per te ndihmuar ekipi."- permbyll Nertili pas seances stervitore te pasdites.

Besi Donati

busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit