HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Tirana - Laci 4-0
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 11 Prill 2011 17:28   pdfShtypEmail
tirana_feston_gol_thumbEshte luajtur nje takim vendimtar per vendin e katert ne tabelen e klasifiklimit mes Tiranes dhe Lacit. Jane vendasit qe dominojne ploteshisht ndeshjen dhe fitojne gjithcka me nje rezultat te thelle. 
Loja fillon dhe ne epersi vihen djemte e Mishos. Ata shfrytezojne cdo rast edhe nga distanca duke tentuar porten, por here topi devijohej ne goditje nga kendi dhe here dilte jashte.

Ishte minuta e 23 e takimit kur Andi Lila deperton bukur ne zone, jep nje top per gilman Liken dhe ky i fundit me pak veshtiresi shenon golin e pare. 1-0 per bardheblute.
Minutat me pas behen edhe me te veshtira per lacianet pasi ata vuajne edhe ne mbrojtie ku nuk kishin nje repart te konsoliduar ne kete ndeshje. Ne kete rast perfituesit direkte jane tiranasit qe i afrohen disa here portes me Hyken dhe Gilman Liken, por pa mundur te shenojne ne rastet respektive. Vjen minuta e 29 dhe Hyka nuk gabon, por ai topin e marre nga Zizovic e konverton ne gol, 2-0 dhe Tirana pothuajse lan hesapet me Lacin. Minutat me pas ishin me pak te qeta per te dy ekipet pasi u be disi loja monotone ne mesfushe derisa perfundoi pjesa e pare.
Ne pjesen e dyte miqte bejne zevendesime dhe kerkojne qe me ane te Dragicevic dhe Kastratit te rregullojne gabimet e tyre. Te vemendshem jane ne mbrojtie futbollistet e Tiranes pasi largojne cdo top te rrezikshem nga porta e tyre. U duk se loja do te perfundonte me rezultatin e arritur ne pjese te pare, por Vucaj nderhyn ne menyre te gabuar ndaj Hykes dhe kryesori Pashaj akordon 11-metersh. Gjuan Lila dhe gol, 3-0. Nuk kishte sesi te perfundonte keshtu ky takim pasi ajo pak mbrojtie e Lacit u shperfytyrua dhe Hyka shenon golin e kater te limitet e kohes se rregullt. Ai depertoi ne zone dhe gjuajti nga nje distance 14-metra larg portes dhe shenoi golin qe vulosi kete takim. 4-0 dhe Tirana shkon tri pike me larte ne tabele.
Besi Donati

busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit