HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Skenderbeu prek Para-jsen me ndihmen e Ridvanit (Parajses)
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 04 Maj 2011 22:04   pdfShtypEmail

skenderbeu_kampionDuke qene se isha pak i lire nga aktivitet e mia, ndeza televizorin te shikoja ndeshjen Laçi – Flamurtari. Me ka mbetur zakon ne fakt te ndjek futbollin, qe atehere kur shikoja Partizanin. Atehere kur Berisha nuk kishte vendosur qe ta degdiste Partizanin te luaj ne male, se fushat pa pronar, do t’ja jepte disa te afërmve te tij per te ndertuar pallate.

Ne fushen e lojës nje portier me emrin Shpetim( Moçka) ishte shtrire i gjakosur. Nje Shpetim tjeter, kryetari i Bashkise se Vlores, Shpetim Gjika, vraponte drejt gjyqtarit.

Se ç’kerkon kryetari i Bashkise se Vlores ne fushe, nje ZOT e di- thashe me vete duke pare ato skena te denja per nje film aksion. Kuptova se aq sa me shume vraponte, aq me shume vota do marre ne Zgjedhjet Lokale.

Per vite me radhe qe kisha jetuar ne Britani, nuk kisha pare ndonjë Kryetar Bashkie ne stadium dhe per me tepër te futej ne fushe.  Asnjè nga Shpetimet ne fakt nuk arriti te shpëtonte Flamurtarin. As Shpetim Moçka dhe as Shpetim Gjika.

Gjyqtari edhe pas baterdise, rifilloi lojën. Sigurisht qe do ta rifillonte, pasi gjerat ishin gatuar shume muaj me pare. Atehere kur njè Shpetimtar, jo me emrin Shpetim, por Ridvan, mblodhi rreth vetes ca biznesmene per ta çuar emrin Skenderbeun ne Qiellin e Shtate te Parajses. Dhe s’kishte si te ndodhte ndryshe. Perderisa nga arabishtja Ridvan, do te thotë Parajse, Skènderbeu ishte i destinuar te shkonte drejt Parajses. Kjo ndërhyrje e Ridvanit, atehere se ç’mè solli nder mend ndërhyrjen e Kryeministrit rus, Putinit i cili vjet mblodhi disa biznesmenè ne tavoline dhe gjithe xhentilese ju tha qe ekipi i qytetit Tomsk duhej shpëtuar nga renia nga kategoria. Biznesmenet s’mund t’ja prishnin deshiren Kryeministrit te tyre. U tha u be. Zbrazen kuletat dhe mbushen arkën e klubit Tomsk me 600 milione rubla, apo e thene shqipo-amerikançe, me 21 milione dollare.

Te njejten gje beri edhe Ridvani yne, qe nen shembullin e Putinit, mblodhi disa biznesmene duke u qare hallin per ekipin e zemrës. Ate te Skenderbeut. Sesi u be Ridvani, Skenderbeist, kete une se di, se me ç’di une, andej nga fshatrat e Devollit te gjithe kane qenè tifoze me Partizanin. Duke qene se Partizanin e kane degdisur te luaj me Luzin dhe se Ridvani, Parajsa jone, e ka kthyer vendin ne njè parajsè ekonomike, ç’te keqe ka te çoje dhe Skenderbeun ne parajse- mendova duke vazhduar te shikoja betejen ne fushen e lojës se futbollit.

Gjene e mire qe kemi nje Minister qe e brohorasin tifozet fanatike dhe qe mund te mbushin kutite me vota per te, se barkun e kane mbushur me kohe- shtova me vone, pasi i thirra mendjes se pse duhet futbolli .

Meqe Skenderbeu ka qene hero legjendar dhe pavaresisht se disa here ka humbur disa beteja, por jo luften, u vendos qe emri i tij te shenohej me germa te arta ne pante(R)onin e futbollit shqiptar.

Ne mbremje shume analiste sportive, flisnin per skenat e përdorura nga ekipet. Asnje prej tyre nuk bente analizèn sociologjike.

Ç’pune ka politika te përzihet me sportin?

Te nesërmen e ndeshjes Policia e Laçit theksoi se fajin e kishte Shpètimi. Ai Moçka. Fajtori u gjet. Ishte portieri. Dhe vertete ai ishte, se po te kishte hapur porten ai, nuk do detyroheshin disa tifoze te qellonin ndaj tij.

Pas kronikes se policise, ne tv u shfaqen tifoze korçare, duke festuar ne rrugët e qytetit. Ishin te lumtur. Ju qeshnin fytyrat. Pavaresisht se ne fytyrat e tyre s’kishte pike vitamine.

Ne mendje me erdhi Tereku i Groznit. Nje ekip i Çeçenise, e cila ne vitin 2004 fitoi Kupen e Rusise duke shenuar gol ne minutën e 92-te. Keshtu ishte vendosur. Kupa duhej te shkonte ne Grozni, përderisa kështu donte Putini, per te treguar se jeta ne kryeqytetin çeçen eshte e qete.

Vitin tjetër Tereku u katandis te luante nje kategori me poshte, por politika e kishte bere punen e saj. I dha nje kup aman. Te tille fat, do ketë edhe Skenderbeu, përderisa per te vendos politika dhe jo politikeberja sportive.

Po kush pyet ku do katandiset Skenderbeu me vone!? E rendesishme eshte qe Ridvanit do t’i shkojnë disa vota.

Helidon Tahiraj

 


busy
komente