HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Play-out/ Shkumbini-Mamurrasi 1-0
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 25 Maj 2011 23:41   pdfShtypEmail

shkumbini_gol_Ka perfunduar pas 120-te minutave endrra e skuadres modeste nga Mamurrasi. Shkumbini ka siguruar qendrimin mes me te mirave te futbollit shqipetar pas nje goli te shenuar nga nga Mustafaj ne pjesen e pare te shteses. 90-minutat kane perfunduar me port ate paprekura ndersa ne fushe ka qene nje ndeshje e luftuar fort. Ky takim u zhvillua ne stadiumin Niko Dovana te Durresit dhe interesimi nga dy tifozerite nuk ka qene i vogel. Mamurrasi ne minuten e 73-te  ka pasur rastin me te mire duke pretenduar per nje penallti pas nje nderhyrje ne zone. Shkumbini eshte kunderpergjigjur shume shpejt duke krijuar dy-tre mundesi shenimi. Mamurrasi eshte ndeshkuar me karton te kuq pasi Ivanaj eshte larguar me karton te kuq ne minuten e 71-te nga gjyqtari kryesor Ervin Peza. Lojtaret dhe bankina e skuadres Mamurrasit ka protestuar ashper por vendimi ka qene i pakthyeshem. Pas perfundimit te kohes se rregullt, Mustafaj ka marre si duhet nje top ne zone, ka kaluar portierin dhe me porten e boshatisur ka shenuar golin qe mban Shkumbinin ne Superlige. Mamurrasi eshte perpjekur te barazoje por deri ne fund nuk ka mundur ta beje kete. Tani i duhet te provoje vitin tjeter. Kete here fati nuk i ndihmoi sa duhet per te provuar per here te pare Superligen.

Enea Shtrepi

 


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit