HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Flamurtari-Kamza 2-1
nga AlbaniaSoccer   E diel, 11 Shtator 2011 23:55   pdfShtypEmail

flamurtari_golFlamurtari i Vlores ka fituar me shume veshtiresi ne ndeshjen e pare te kampionatit. Debutuesit e Kamzes kane qene shume prane barazimit dhe po te mos shenonte Halim Begaj nje minute para fundit do te kishim marre nje pike te cmuar ne transferte.

Stadiumi “Flamurtari” ka qene i mbyllur per kete ndeshje ashtu si do qendroje edhe per tre te tjera pas denimit qe kane marre nenkampionet e vendit nga sezoni i kaluar.

Ndeshja me Kamzen u zhvillua ne stadiumin e Gjirokastres dhe efekti fushe u ndje pak ne kete takim.

Megjithate vlonjatet kane qene me kerkues gjate gjithe lojes. Golin e pare  ka shenuar mbrojtesi Franc Veliu ne minuten e 43-te ndersa miqte u pergjigjen ne minuten e 50-te me ane te Tafajit. Per minuta te tera rezultati ngeli i mberthyer ne keto shifra. Trajneri i vlonjat Lutaj ka bere te gjtiha levizjet per te gjetur golin dhe hedhur ne fushe nje skuader shume sulmuese. Minutat kalonin dhe Kamza mbronte me te gjitha format rezultatin.

Ne minuten e 89-te Begaj ka shenuar golin e fitores dhe bere qe te shperthente festa per tifozet kuqezi te Flamurtarit.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit