HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Flamurtari – Pogradeci 2-0
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 15 Tetor 2011 20:28   pdfShtypEmail

Flamurtari_1Flamurtari ka gjetur fitoren, ka gjetur golat e sulmit fale dopietes qe shenoi Vilfor Hysa. Tre pike te rendesishme me Pogradecin ne shtepi i kane ngjitur djemte e Lutaj ne kuoten e 9-te pikeve.

Ndeshja ka nisur me nje ritem te ulet me Flamurtarin me kerkues dhe Pogradecin qe mundohej te studionte kundershtarin dhe te mbrohej. Pjesa e pare nuk kishte shume raste per shenim dhe duhej pritur e dyta qe nenkampionet e vendit te zgjoheshin nga gjumi e te beheshin vrases per porten e liqenoreve.

Vilfor Hysa ka shenuar golin e pare ne minuten e 57-te duke e derguar topin pas shpines te portierit te Pogradecit. Miqte u zgjuan nga gjumi pas ketij goli dhe u munduan  te reagonin por pa forcen e duhur per te qene shqetesues per vlonjatet.

Flamurtari u mundua te shenoje golin e qetesise por e kishte te veshtire per tja dale me sukses. Tanushi dhe Elmazi ishin ngacmues per vendasit por edhe perpjekjet e tyre nuk u finalizuan me golin e barazimit.

Ne fund te ndeshjes, ne minuten  pare shtese Hysa shenoi golin e qetesise dhe te dytin personal ne ndeshjen kunder pogradecareve.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit