HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Flamurtari – Vllaznia 1-0
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 22 Tetor 2011 14:57   pdfShtypEmail

flamurtar-vllazni_3Eshte zhvilluar sot ndeshja emocionuese mes Flamurtarit dhe Vllaznise. Ky takim vuri perballe njera tjetres dy skuadra qe kete vit kane synime per te fituar titullin kampion. Shkodranet vinin me mungesa ne Vlore ndersa vendasit e trajnerit Lutaj me nje skuader te plote.

Per Flamurtarin ndeshja nisi shume shpejt dhe goli i pare u shenua ne minuten e 3-te nga Gerhard Progni. Vujadinovic gaboi ne me nje grushtim te topit qe ngeli ne rremuje dhe me pas u kthye ne gol nga mesfushori vlonjat. Shkodranet protestuan shume tek anesori pasi per ta Hysa ishte ne pozicion jashte loje. Gjyqtari nuk e mendonte keshtu dhe loja rifilloi.

Pas pak minutash Sukaj goditi traversen dhe ai ishte me i rrezikshmi per miqte nga Shkodra ndersa per Flamurtarin Hysa ishte nje rrezik konstant.

Me fillimin e pjeses se dyte loja behet akoma edhe me interesante. Vllaznia fillon te behet me kerkuese por Sukaj dhe Vajushi izolohen nga Rajovic e Veliu. Ne nje rast ideal Sukaj me porte te boshatisur pas nje gabimi te portierit dhe mbrojtesit vlonjat humb mundesine per te barazuar.

Per Flamurtarin me te rrezikshem jane Progni dhe Hysa. Sulmuesi tjeter Brkic tregoi nje forme te dobet dhe Lutaj e zevendesoi. Shkodranet provuan nga krahet por dhe aty gjeten veshtiresi per te rrezikuar seriozisht porten e Spahos. Per ta ndeshja thuajse mbaroi ne minuten e 83-te kur mbrojtesi Arsen Sykaj pas nje faulli si lojtar i fundit mori karton te kuq dhe la me 10-te veta ne fushe skuadren e tij.

Deri ne fund rezultati ngeli i pandryshuar dhe Flamurtari pas kesaj fitore u ngjit ne kuoten e 12 pikeve po aq sa Teuta e vendit te pare me nje ndeshje me pak, ndersa Vllaznia ngel ne kuoten e 7-te pikeve ne vendin e tete ne klasifikim.

 


busy
komente