HOT NEWS
E enjte, 18 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Futboll femra / FC Kamza – KF Kinostudio 1-6
nga AlbaniaSoccer   E diel, 23 Tetor 2011 10:37   pdfShtypEmail

kamza_ekipi_femraveFemrat e Kamzës kanë humbur thellësisht me skuadrën e Kinostudios. Golin e vetëm për kamzën e ka shënuar kapitenja e skuadrës, Doriana Kolgjini, njëkohësisht edhe portiere e ekipit me penallti. Ekipi i Kamzës është në një krizë financiare si rrjedhoje skuadra  akoma nuk ka krijuar stafin e saj drejtues si dhe kompletimin e skuadrës me lojtarë.

Kamza ka luajtur kundër Kinostudios, me 10-lojtarë, pasi kishte mungesa dhe nuk arriti dot të plotësonte të paktën 11-shen. Prandaj u bëjmë thirrje të gjitha bizneseve të mëdha e të mesëm që kane aktivitetet e tyre në Kamëz, të sponzorizojnë ose edhe të bëhen aksionerë të këtij ekipi, në mënyrë që edhe vajzat e Kamzës të kenë arritje e cilësi në futboll, ashtu siç po ecin edhe meshkujt. Më shumë vëmëndje dhe financime, për ekipin e vajzave, pasi jane lënë në mëshirë të fatit.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit