HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ekskluzive/ Ish kapiteni legjendar i Shqiperise, Rudi Vata prane Vllaznise
nga AlbaniaSoccer   E martë, 25 Tetor 2011 21:55   pdfShtypEmail

rudi_vata_thumbRudi Vata eshte shume prane marrjes se drejtimit te ekipit te vendlindjes se tij Vllaznise. Burime prane  ish kapitenit legjendar te kombetares Shqipetare, Rudi Vata kane pohuar ekskluzivisht per Albaniasoccer.com se :

“Drejtuesit e ekipit te Vllaznise kane kontaktuar Rudi Vaten duke i ofruar atij postin e trajnerit te ekipit. Kjo ftese i ka pelyqer dhe Rudit, pasi ai ka shume nostalgji per vendlindjen e tij dhe per ekipin qe e promovoj si futbollist”.

“Me shume mundesi ai do te firmose kete kontrate me drejtuesit e Vllaznise, por mbeten per tu zgjidhur dhe disa gjera te vogla. Nuk behet fjale per anen financiare, por per merkaton e Janarit dhe menyren se si do te menaxhohet ekipi. Nese kjo do te kaloj me sukses atehere Rudi Vata do te pranoje me kenaqesi sfiden duke marre drejtimin e Vllaznise me objektivin per ta nxjerre kampjone te Shqiperise”.

Ky fakt eshte pritur mire dhe nga tifozet shkodran. Me ne fund “beniamini”, i tifozerise se madhe shkodrane, Rudi Vata do te rikhthet tek Vllaznia, por tashme jo me si futbollist, por si trajner me objektivin dhe qellimin e vetem per ta shpallur ekipin kampjone. Nuk do te kishte gje me te bukur se sa nje shkodran te shpalle kampjone ekipin e Vllaznise. Nje enderr qe tifozet e flakte shkodran kane vite qe e presin te kthehet ne realitet.

“Pasaporta”

Emri: Rudi

Mbiemri : Vata

Vendlindja: Shkodër

Vendbanimi: Skoci

Datëlindja: 13 shkurt 1969

Gjatësia: 180 cm

Pesha: 82 kg

Debutimi me kombëtaren: 30.05.1990, ndaj Islandës (0-2)

Ndeshja e fundit me kombëtaren: 01.09.2001, ndaj Finlandës (0-2)

5 gola me kombëtaren

07.06.1995 Moldavi-Shqipëri 3-2

11.10.1997 Gjermani-Shqipëri 4-3

10.02.1999 Shqipëri-Maqedoni 2-0

06.02.2000 Shqipëri-Andorra 3-0

15.11.2000 Maltë-Shqipëri 3-0

Ndeshjet e Rudi Vatës

Bilanci: 59 ndeshje gjithsej

12 fitore, 12 barazime, 35 humbje

Golaverazhi 53-96, 36 pikë, 30.51 përqindja

5 ndeshje miqësore

28 ndeshje kualifikuese për Botëror

20 ndeshje kualifikuese për Europian

6 ndeshje turnesh të tjerë

Numri që ka mbajtur në fanelë: 5 (arsyeja “Krahasimi me numrin 5-se, të holandezit Rudi Krol”)

Skuadrat me të cilat ka luajtur: Vllaznia e Shkodrës, Dinamo e Tiranës, Le Mons, Sëlltik i Gllazgout, Apollon i Limasolit, Energi Kotbus, Ahlen, Tirana, Jakohama, St Xhonson

Klevis Bejkolli


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit