HOT NEWS
E shtunë, 18 Korrik 2026
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Bylis – Pogradeci 1-0
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 19 Nentor 2011 23:36   pdfShtypEmail

Bylis_golNe stadiumin “Adush Muca” u luajt sot ndeshja mes Bylisit dhe Pogradecit e cila perfundoi me fitoren minimale 1-0 te vendasve.  Mungesa e tifozerise prej denimit nga Disiplina nuk pengoi te besuarit e Shensoit te benin detyren ne shtepi dhe te merrnin tre pike.

Goli i vetem ne kete takim u shenua ne fundin e pjeses se pare nga mbrojtesi fierak Mariglen Shoshi. Ne minuten e 43-te ai zhbllokoi rezultatin qe skuadra e tij e mbrojti me fanatizem deri ne fund te ndeshjes.

Pogradeci kerkoi te barazonte por ballshiotet arriten te mbronin mire porten e tyre dhe te administronin lojen. Me kete fitore te marre Bylis u ngjit ne kuoten e 11-te pikeve ne vendin e nente, ndersa Pogradeci mbetet me 10-te pike ne vendin e dhjete.

Kliko - Skeda e ndeshjes


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit