HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore / Kastrioti - Shkumbini 0-1
nga AlbaniaSoccer   E diel, 27 Nentor 2011 16:34   pdfShtypEmail
shkumbini_gol_Në Kruje ka ndodhur e papritura. Shkumbini ka bere suprizen e rradhes duke mundur skuadren e Kastriotit me rezultatin minimal 0-1.

Duhet thene se ky takim u dominua plotesisht nga skuadra vendase qe krijoi nje epersi territoriale gjate gjithe takimit. Pjesa e pare ishte me e shpejte ku vendasit rrezikuan disa here sidomos me sulmuesin Plaku i cili nuk shfrytezoi si duhet rastet e krijuara.

Ne pjesen e dyte, skuadra e Shkumbinit arriti te kaloi ne avantazh, kur Arvis Gjata pas nje gjuajtje te forte jashte zone, mund portierin vendas Halilaj.

Pas golit qe u realizua ne minuten e 55-te, vendasit u munduan per te gjetur golin e barazimit, por perseri rastet e krijuara nga lojtaret vendas nuk u konkretizuan si duhet.

Kastrioti vazhdon te ndodhet ne vendin e trete, nderkohe qe kjo fitore e afron Shkumbinin me teper me skuadrat qe thuajse ndodhen ne mes te tabeles

Kliko - Skeda e ndeshjes

busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit