HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Skenderbeu/ Renato Arapi dëmtohet në stërvitjen e pare
nga AlbaniaSoccer   E diel, 08 Janar 2012 13:44   pdfShtypEmail

renato_arapiSeanca e parë stërvitore nuk ka shkuar si duhet për mbrojtësin e Skënderbeut, Renato Arapi. Lojtari durrsak është detyruar ta lerë para kohe stërvitjen, për shkak të një dëmtimi. Nuk dihet ende shkalla e dëmtimit, por gjithsesi dje stafi mjekësor e ka këshilluar atë që të mos e vazhdonte stërvitjen. Në kushtet kur moti është i keq dhe terrenet janë forcuar, lojtarët rrezikojnë të dëmtohen. Vazhdimi i përgatitjeve në një vend me klimë më të mirë, siç është Turqia, i shkon përshtat Skënderbeut në këtë periudhë. Aktualisht në qytetin e Korçës asnjë terren nuk është i përshtatshëm për stërvitje, pas reshjeve të dendura të dëborës

K.F Skenderbeu Korce


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit