HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Skenderbeu-Pogradeci 3-0
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 09 Shkurt 2012 00:27   pdfShtypEmail

skenderbeu_goolSkënderbeu mundi ne ndeshjen e prapambetur te javës se XIII te Superliges Pogradecin me rezultatin 3-0 duke u afruar tashme një pike larg vendit te dyte Tiranes.

Ne takimin qe ishte anuluar për shkak te kohës se keqe ne Korçe, por qe edhe këtë radhe u luajt ne stadiumin “Qemal Stafa” si rezultat i dënimit prej 8-ndeshje larg fushës, kampionet ne fuqi zhbllokuan avantazhin ne minutën e 37-te, pas një autogoli te një emri te njohur, ish-futbollistit te tyre Cajku.

Ne një dominim total përballe një kundërshtari qe e kishte te pamundur ti përballonte korçaret shënuan edhe dy gola ne pjesën e dyte. Ne minutën e 52-te, Allmuça dyfishoi shifrat e takimit ndërsa 11-te, minuta me vone Bratic fiksoi shifrat përfundimtare 3-0.

Një fitore me peshe edhe për trajnerin e korçareve çekun Stanislav Levi qe vazhdon ecurinë e rezultateve pa humbje ne krye te kampioneve ne fuqi te Shqipërisë. Me këtë fitore ne ndeshjen qe i dha fund edhe zyrtarisht fazës se pare te superliges, korçaret qëndrojnë ne vend te trete por tashme ne kuotën e 26 pikëve.

Java e XIV e Superliges starton te premten me dy takime: Ne Durrës do te përballen dy kryesuesit Teuta dhe Tirana ndërsa ne fushën asnjanëse te Krujës, Laçi sfidon shkodranet e Vllaznise.


busy
komente