HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Vllaznia zbret Teuten nga kreu!
nga AlbaniaSoccer   E diel, 11 Mars 2012 11:04   pdfShtypEmail

vllaznia_teuta_thumbTeuta-Vllaznia 0-1

Dje ne stadiumin  “Niko Dovana”, te Durresit u rikthye Vllaznia. Ky ishte mendimi i shume tifozave shkodrane dhe specialisteve te futbollit.

Ndeshja ishte e barabarte dhe kjo barazi mund te thyhej vetem nga ndonje episod. Kjo gje ndodhi ne minuten e 76-te, kur Jakupi u demtua ne nje perplasje me Smajlin, por problemi ishte qe trajneri Lika i kishte bere te tre zevendesimet  dhe ekipi durrsak u detyrua te luaj me nje lojtar me pak deri ne perfundim te ndeshjes.

Ne pergjithsi ndeshja u zhvillua pa raste te rrezikshme nga te dyja krahet dhe nuk dukej qe ne fushe ishte ekipi i vendit te pare kunder nje Vllaznie qe deri para pak javesh etiketohej  si nje ekip qe duhej te luftonte per mbijetesen ne Superiore.

Normalisht qe ekuilibri u prish ne momentin qe Jakupi u detyrua te linte fushen e lojes dhe ekipi i tij me nje lojtar me pak ndryshoj vendosje. Trajneri i Vata u pa qarte qe donte te merrte maksimumin nga ndeshja kur hodhi ne fushen e lojes nje sulmues te fresket si Gjini, por goli nuk erdhi nga  ky i fundit, por nga koka e lojtarit qe ka qene me kostanti deri ne kete pike te kampionatit, Dritan Smajli.

Gjithashtu ne aksionin e golit nuk kishte si te mungonte edhe lojtari nder me te miret e ndeshjes, Hajdari. Pikerisht nga nje kros perfekt i tije nga kendi Smajli goditi me koke duke i dhuruar tri piket kuqebluve nga Shkodra duke çuar ne delir tifozet qe kishin udhetuar nga qyteti verior.

Vllaznia eshte i vetmi ekip qe e ka mundur dy here Teuten ne kete kampjonat

 


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit