HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore / Kamza-Bylis 1-0
nga AlbaniaSoccer   E diel, 11 Mars 2012 21:41   pdfShtypEmail

kamzKamza drejt sigurisë së mbijetesës, fiton ndaj Bylisit 1-0

Përballja e javës XVI mes Kamzës dhe Bylisit kishte shumë rëndësi për kamzalinjtë, pasi fitorja u mungonte që nga 5-nëntori i 2011, kur fitonin 1-0 ndaj Shkumbinit me një gol të Pemës të shënuar me 11-metërsh.

Kështu që fitorja ishte një detyrim për blutë e trajnerit Mauro De Vekis, por që të synosh tripikëshin duhej të shënonin. E këtë e bëri ai që hapi serinë e golave në superiore më 11-shtator 2011, në stadiumin e Gjirokastrës, kundër Flamurtarit të Vlorës, Gledi Mici, që padyshim ka qënë lojtari që ka finalizuar aksionin e nisur nga Enco Malindi, duke zhbllokuar më në fund sulmuesit kamzali që kanë qënë njëkohësisht dhe një nga pikat më të dobëta të Kamzës.

Përballja Kamza-Bylis është përkthyer sot edhe si një duel mes skuadrës që ka sulmin e dytë më të dobët në kampionat ndaj asaj me sulmin më rezultativ.  Në XV javë kampionat kamzalinjtë kanë shënuar 12-gola, ose e thënë ndryshe 0.8-gola për ndeshje, ndërsa Bylisi është ekipi që ka shënuar më shumë gola deri tani, 29-te, gati dy gola për ndeshje.

Nga ballafaqimi i këtyre statistikave tregoi se Kamza ndonëse luante në shtëpi, do ta kishte mjaft të vështirë që të merrte një fitore me Bylisin. Loja ka qënë mjaft e fortë dhe me një mbrojtje të ngjeshur të ballshiotëve. Kamza, ndonëse vetëm me Malindin në sulm, nuk i kanë munguar sulmet e shpeshta drejt portës së miqve, e kjo ndihmuar herë pas here nga Mici, Ishka e Karapici, tre mesfushorët që janë vënë në ndihmë të sulmit. E më në fund ka shkëlqyer Mici që ka finalizuar aksionin e Malindit me një gol të mrekullueshëm pas një gjuajtje duke shtangur portierin Frashëri.

Kjo ndodhi me fillimin e pjesës së dytë në minutën e 60-të. Me këtë fitore Kamza ka ruajtur pozicionin e mëparshëm atë të 10-tin, duke rritur sigurinë e qëndresë në superior dhe shton më shumë besimin dhe ngre lart moralin e ndeshjeve të ardhshme, pasi edhe kalendari e favorizon atë, pasi ndeshjet me skudrat e forta do ti zhvillojë në Kamëz. Duke lënë prapa, Dinamon, Apolloninë, Tomorin e Pogradecin.


busy
komente