HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Sot vendoset kampioni i Superliges
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 12 Maj 2012 15:17   pdfShtypEmail

kategori_superiore_11-12Do te zhvillohet sot ne orën 17:00 java e XXVI dhe e fundit e superliges ku pritet te kurorëzohet edhe kampioni i vendit ne futboll, skuadra qe do t’i bashkohet Dinamos ne kategorinë e pare dhe tre ekipet qe do te zhvillojnë ndeshjet e Play-Out-it.

Kryesuesit dhe kampionet ne fuqi te Skënderbeut udhëtojnë drejt Pogradecit. Edhe pse duket një ndeshje e lehte ne letër, për korçaret nuk është aspak e tille po te shikosh se edhe vendasit ndjejnë presionin e Apolonisë me një pike me pak. Fieraket presin ne shtëpi Tomorin dhe kush do te gaboje, Apolonia apo Pogradeci do te prese biletën për ne kategorinë e pare te futbollit. Një fitore e fierakeve dhe një barazim i pogradecareve largon automatikisht këta te fundit nga superliga

Nga ana tjetër, Teuta e vendit te dyte me një pike me pak pret hapin e gabuar te Skënderbeut por i duhet edhe te fitoje ne fushën e vështirë te Krujës ndaj Kastriotit. Shkumbini tashme është ne pozita me komode pas vendimit te apelit qe anuloi atë te disiplinës duke i kthyer tre nga 6-piket e hequra pak dite me pare dhe i mjafton vetëm një barazim ne Shkodër për te qene larg play-out-it.

Një ndeshje pa interes luhet ne Vlorë mes Flamurtarit dhe Laçit me vlonjatet qe e kane siguruar vendin e katërt, çka përkthehet ndryshe një vend ne kupat evropiane. Po kështu ne “Selman Stermasi” Tirana me mendjen te finalja e kupës pret Kamzen qe edhe po te fitoje i përket zonës play-out.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit