HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Flamurtari/ Ardi Behari: Kemi kualitetet për të marrë kualifikimin
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 11 Korrik 2012 21:01   pdfShtypEmail

Flamurtari_1“Përmbysje, përmbysje!!!”. Kjo është motoja e lojtarëve të Flamurtarit, të cilët dje kanë udhëtuar drejt Budapestit, ku do të duhet të përballen të enjten ndaj Honvedit në ndeshjen e kthimit, e vlefshme për turin e parë të Europa League.

Në ndeshjen e parë, të luajtur në Vlorë, ata janë mundur me rezultatin e ngushtë 1-0, në një ndeshje ku kanë dominuar nga fillimi deri në fund, por janë ndëshkuar nga një gol i befasishëm në momentin më të mirë.

Misioni i kuqezinjve shqiptarë nuk duket i pamundur, nëse krahasojmë potencialin që të dyja skuadrat dhanë në fushën e lojës të enjten e kaluar, por te Flamurtari janë të bindur se kualifikimi është shumë i mundshëm, dhe ai do të vijë falë një fitoreje në shtëpinë Honvedit.

“Kemi bërë një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen e parë ndaj hungarezëve të Budapest Honvedit, por u ndëshkuam nga një episod i ndeshjes, i cili vendosi të gjithë takimin, – u shpreh pak para nisjes drejtori teknik i Flamurtarit, Ardi Behari. Ishte një humbje e pamerituar për ne, pasi dominuam të gjithë lojën, krijuam shumë raste për shënim, por nuk u treguam të saktë para portës”. “Megjithatë, pas asaj që pamë në ndeshjen e parë, kundërshtari nuk është i një niveli më të lartë se sa ne, madje nuk ka asgjë më shumë për t’u pasur zili. Ne kemi një ekip shumë të mirë, me potencial që e tregoi qartë në fushë në sfidën e parë, prandaj jam i bindur se jo vetëm që do të bëjmë një lojë të mirë, por shpresojmë shumë të sigurojmë kualifikimin. E dimë që i kemi kualitetet për ta bërë këtë, e rëndësishme është që të bëjmë lojën tonë”, nënvizoi në fund drejtori teknik i Flamurtarit, Ardi Behari.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit