HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Tirana/ Rubio ben prapa kthehu
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 14 Korrik 2012 08:42   pdfShtypEmail

rubio_sanchezNjeriu i cili për një sezon te tere fitoi respektin e te gjithëve me veshtiresite e shumta, korrektësinë punën e palodhur dhe trofetë e fituara qe ne vitin e tij te pare trajneri i tiranes Huan Sanchez Rubio ka mare një pozicion tepër te veçante. Menjëherë pasi u kthye nga takimi i dyte i Kupes Uefa aty ku pavarësisht kualifikimit nuk arriti me shume se një barazim 0-0 përballë modesteve nga Luksemburgut te Grevenmaher doli ne konference për shtyp jo për te treguar se çfarë nuk funksionon ne ekip me këto rezultate qe nuk janë shume mbreselenese, por për te sulmuar median për gjera qe ai vete i ka thëne dhe qe nuk e priste te merrnin rrjedhe tjeter. Gjithçka ka ardhur pas një interviste te Rubios ne 24-qershor ne spanjollen La Tribuna De Albaacete.

Gazetari Huan Carrizo e hapi shkrimin e tij me një titull shume aktual ne futbollin shqiptar, “Ne Shqipëri trajnerët zgjasin tre çerek ore”.  Kjo nuk përben lajm pasi dihet si është realiteti i trajnerëve ne Shqipëri. Por Rubio ka nxituar te mbuloje atë qe ka thëne ne fakt (diçka qe nuk është pëlqyer ne Federatën Shqiptare te Futbollit).

Ja çfarë citon Rubio ne intervistën e tij. “Gjeja e pare qe bëme ne gusht ishte triumfi ne superkupe. Ne bëme një kampionat shume te mire ne superlige ne renditje mes vendit te pare dhe te dyte ku ne fund u parakaluam nga Skënderbeu, skuadër ku një nga pronaret është dhe presidenti i federatës shqiptare te futbollit dhe përfunduam te tretet. Pavarësisht kësaj ne kupe ku nuk humben asnjë ndeshje, u ndeshem me ta dhe i mundem ashtu siç ishim luftarake edhe ne kampionat”.

Hulian Sanchez Rubio mund te shfajësohet shume se këto janë gjera te pathëna dhe mund te akuzoje pa fund median por një gjë është fakt i pamohueshëm gazetari qe ka bere shkrimin është spanjoll, nuk e njeh futbollin shqiptar, federatën shqiptare dhe as presidentin e saj dhe nuk mund te shpike nga vetja se Armand Duka ka lidhje me Skënderbeun.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit