HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E enjte, 18 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Europa League/ Trajneri Rubio Sançez dhe kapiteni Ilion Lika nuk e kanë humbur besimin
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 25 Korrik 2012 21:32   pdfShtypEmail

ilion_likaaNjë ekip që duhet të shënojë, një ekip që duhet të besojë dhe që ka shanse kualifikimi. Kështu i duket Tirana, trajnerit të saj Hulian Rubio Sançez, tani në prag të ndeshjes së kthimit me norvegjezët e Alesundit, jashtë fushe.

Barazimi 1-1 në Tiranë i ka vështirësuar gjërat në turin e dytë të Ligës së Europës, veçse shpresa mbetet. Spanjolli nuk zbulon gjë për taktikën, ndërsa hyn në dyluftim me mediat.

“Shanset për të shënuar gol mund të mos jenë të shumta, por duhet shënuar, sepse me këtë rezultat jemi të eleminuar për momentin. Natyrisht që besoj tek skuadra. Si mund të bëj ndryshe? Po të mos besoja më mirë të rrinim në shtëpi. Tjetër gjë se çfarë mund të ndodhë në fushë. Me sa sulmues do të luajmë? Me 7. Më thoni me sa sulmues luajnë në botë? Ka skuadra që nuk kanë sulmues fare. Kampionia e Europës nuk ka sulmues në formacion. Sa për mesfushën, nuk jam dakord që nuk luajti mirë në ndeshjen e parë. E kam parë ndeshjen sërish dhe mendoj se ka luajtur shumë mirë, duke qenë superiore ndaj kundërshtarit”, tha ai.

Portieri dhe kapiteni Ilion Lika përmbledh atë që e pret Tiranën në vetëm disa fjalë. Edhe ai ka shpresa.

Herën e fundit në Norvegji, ndaj Stabekut, Tirana u mund 0-4 pasi pati barazuar po 1-1 në “Qemal Stafa”. Veçse, bëhet fjalë për një tjetër situatë, ose të paktën kështu besohet.


busy
komente