HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Besa-Teuta 1-0
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 22 Shtator 2012 06:47   pdfShtypEmail

Besa_tifozeriBernard Berisha i jep fitoren Beses ne derbi

Mesfushori shqiptar i Kosoves, Bernard Berisha qe kete vite luan me Besen e Kavajes ka shenuar golin e fitores ne derbin me Teuten e Durresit duke i dhene fitoren dhe tre pike me mjaft vlere ekipit te tij.

Ndeshja ka filluar me Besen ne sulme pasi e mbeshtetur dhe nga tifozet e shumte te ndodhur ne stadiumin “Besa”, ata kerkonin te gjenin golin sa me shpejt, por kjo ska ndodhur. Me kalimin e minutave Teuta fillon e shikon me shume drejt portes se Hoxhes dhe rrezikon disa here. Ne minuten e 30’ Veliaj gjuan nga larg, por gjuajtja e tij nuk ka perfunduar ne rrjete pasi eshte ngushtuar nga portiere i Beses ne goditje kendi. Pjesa e pare mbyllet ne barazim 0-0.

Pjesa e dyte fillon me nje zevendesim per miqte. Largohet Hyshmeri dhe futet Mancaku. Besa eshte me kerkuese dhe shikon me shume ne drejtim te portes se Rizvanit, kurse miqte mundohen te kundersulmojne me ane te Xhafes dhe Mancakut, por qe luanin shume larg njeri-tjetrit duke mos u bere shume te rrezikshem per mbrojtjen kavajase. Ne minuten e 62’ Teuta do kontestoj vendimin e anesorit i cili anullon nje gol te shenuar nga Daniel Xhafa per pozicion jasht loje. Kjo do te sjelle nervozizem tek lojtaret e durresit ne fushen e lojes si dhe tek trajneri dhe bankina e tyre. Kete nervozizem e ka shfrytezuar me se miri ekipi vendas i cili ne minutenj e 63’ shenon golin e avantazhit me ane te shqiptarit nga Kosova, Bernard Berisha. Ky gol i ka nervozuar akoma e me shume djemte e detit dhe pak minuta me vone Bledar Mancaku nderhyr ne menyre shume te rende dhe anti sportive duke u ndeshkuar me karton te kuq direkt nga arbitri Alla. Besa pas kesaj fitore ngjitet ne kuoten e 7-pikeve kurse Teuta mbetet ne kuoten e 4-pikeve.

Kliko-Skeda e ndeshjes


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit