HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ Besa rrezikon dënimin e fushës pas ngjarjeve ndaj Tiranës
nga AlbaniaSoccer   E martë, 12 Mars 2013 13:09   pdfShtypEmail

besa_daullja_besa_vllazniaNjë pezullim fushe mund të jetë dënimi për Besën e Kavajës. Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) pritet të mblidhet të mërkurën dhe Kodi i Drejtësisë Sportive parashikon disa masa ndëshkuese.

Klubi kavajas mund të dënohet për t’i zhvilluar ndeshjet pa praninë e spektatorëve në stadiumin e vet, por edhe t’i pezullohet fusha.

Goditja e lojtarëve apo trajnerëve kundërshtarë nga zyrtarë vendas bën pjesë tek shkeljet e rënda. Ndërkaq, vetë kryebashkiaku Roshi mund të dënohet me të paktën 9 ndeshje pezullim dhe gjobë nga 100 deri në 300 mijë lekë.

Në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, Besa u dënua me 6 javë pezullim të stadiumit, duke i luajtur ndeshjet në fushë asnjanëse, pas ndeshjes me Skënderbeun. Në atë ndeshje, kavajasit u dënuan të akuzuar për hedhje të sendeve të forta në fushë duke shkaktuar ndërprerje përfundimtare të lojës dhe për sjellje ofenduese të spektatorëve.

Kavajasit u ankuan në atë kohë se u përdorën dy standarde nga Disiplina në Federatë, pasi sipas tyre për një rast të ngjashëm Skënderbeu u dënua vetëm me një ndeshje pezullim të fushës.


busy
komente