HOT NEWS
E enjte, 18 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Tirana/ Lojtarët bojkotojnë stërvitjen, pa rroga prej 3 muajsh
nga AlbaniaSoccer   E premte, 15 Mars 2013 00:36   pdfShtypEmail
tirana_stervitje_thumbLojtarët e Tiranës kanë bojkotuar stërvitjen në shenjë proteste. Të papaguar prej tre muajsh, futbollistët bardheblu kanë njoftuar trajnerin Nevil Dede për vendimin që kishin marrë dhe më pas janë larguar nga kompleksi “Skënder Halili”. Lojtarët e Tiranës kanë vendosur të mos stërviten dhe tani duhet pritur se cila do të jetë përgjigja e klubit për këtë protestë të paralajmëruar. Bardheblutë nuk kanë marrë ende rrogën e muajit dhjetor, janar dhe shkurt dhe tashmë nervat u janë sosur. Në prag është ndeshja me Flamurtarin dhe atmosfera te Tirana është aspak pozitive.

Enea Shtrepi

busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit