HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Barazim në Durrës, goleadë në Vlorë
nga AlbaniaSoccer   E diel, 07 Prill 2013 21:53   pdfShtypEmail

flamurtari_golTeuta dhe Kukësi kanë ndarë nga një pikë së bashku në ndeshjen e
zhvilluar të djelën pasdite në qytetin e Durrësit. Të parët që kanë kaluar në avantazh kanë qenë miqtë nga qyteti verior ndërkohë që Teuta me statusin e nënkampiones ka barazuar vetëm në fund duke mos dalë pa pikë nga ndeshja e luajtur në “Niko Dovana”. Golat u shënuan nga Malota në minutën e 8-të dhe nga Jakupi në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Në Vlorë, Flamurtari ka mundur pa shumë histori Luftëtarin falë një dopietë të realizuar nga Memelli dhe një goli të shënuar nga Pepa.

Laçi ka kaluar Bylisin falë një dopietë të realizuar nga Vucaj dhe një goli të shënuar nga Blloku ndërsa miqtë nga Ballshi kanë shënuar golin e flamurit me anë të Bakiut.

Në Peqin Shkumbini ka mundur Vllazninë me rezultatin minimal 1-0 duke mbajtur gjallë shpresat për mbijetësë, ndërkohë që në ndeshjen e dy skuadrave që e kanë siguruar rënien, Tomori-Apolonia e luajtur në Berat kanë fituar vendasit me rezultatin 1-0.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit