HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Tirana/ Bardheblutë të hënën zbresin në fushë
nga AlbaniaSoccer   E diel, 30 Qershor 2013 22:09   pdfShtypEmail

tirana stervitje thumbTirana do të nisë zyrtarisht stërvitjen për sezonin e ri. Bardheblutë më në fund kanë gjetur mundësinë për tu bërë gati dhe me trajnerin Nevil Dede në krye, të hënën në orën 17:30 do të nisin përgatitjet për sezonin e ri. Senatorët e vitit të kaluar janë larguar dhe tani tek Tirana kanë ngelur shumë lojtarë të rinj të talentuar me të cilët bardheblutë synojnë të luajnë sezonin e ardhshëm. Tirana po kalon vështirësi të mëdha financiare dhe tani e ka të pamundur të marrë lojtarë me emër në skuadër për vitin e ardhshëm. Të hënën pasdite përgatitjet do të nisin në “Skënder Halili” dhe më pas mbetet për tu parë se ku do të kryhet faza përgatitore.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit