HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Skënderbeu/ Takaj : Kualifikimi ! Kemi 51 % mundësi përballë 49% të mundësive të kundërshtarit
nga AlbaniaSoccer   E premte, 19 Korrik 2013 22:30   pdfShtypEmail

skenderbeu goolSkënderbeu ka marrë një rezultat premtues në ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve kundër Neftçit Baku të Azerbajxhanit. Rezultati 0-0 u jep të drejtë kampionëve shqiptarë të besojnë për turin e dytë. Njëzëri futbollistët korçarët e kanë pranuar tashmë se kualifikimi është vetëm në dorën e tyre.

Pas ndeshjes, presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, u shpreh: “Ishte një nga ndeshjet më të mira të zhvilluara në transfertë në ndeshjet europiane. Më duhet t'i përgëzoj të gjithë për punën që bënë. Dhanë gjithçka në fushë dhe më në fund morën shpërblimin. Unë e kisha deklaruar edhe më parë që ekipi është shumë mirë dhe nuk duhet ta shikoni nga miqësoret e zhvilluara. E kisha parashikuar një rezultat pozitiv dhe ja ku doli. Ekipi bëri një ndeshje të madhe. Tani mendojmë për ndeshjen e kthimit. Luajmë në Korçë përballë tifozërisë sonë dhe do të kemi një plus më shumë. Do të shikoni një tjetër rezultat pozitiv. Do të jetë pa dyshim një ndeshje e vështirë, por jemi më të favorizuar. Shanset për kualifikim janë përmbysur, kemi 51 % mundësi përballë 49% të mundësive të kundërshtarit”.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit