HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Flamurtari/ Ernest Gjoka: "Disa ekipe trajtohen si te nenes, disa si te njerkes"
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 28 Shtator 2013 17:26   pdfShtypEmail

Pas barazimit qe skuadra e Flamurtarit arriti ne kryeqytet ndaj Partizanit, trajneri i Flamurtarit Ernest Gjoka shprehet i kenaqur per piken e marre dhe tregon per emocionet qe te jep loja e futbollit kur portieri i skuadres se Flamurtarit Moçka ndaloi penalltine e dhene ne favor te Partizanit ne minutat e fundit shtese te ndeshjes.

"Futbolli i ka te gjitha brenda, prandaj eshte edhe loja me e bukur dhe me emocionuese" u shpreh Gjoka. "Jam koshient qe Moçka na dhuroi 1 pike. Ishte debutimi i sivjetshem per te. E ndjeva gjate javes qe duhet ta aktivizoja dhe ai ishte ne fushe sot ne momentin e duhur. Pika na dha edhe shume besim per te ardhmen. Ky ishte oksigjen per klasifikimin tone duke pare ate qe po ndodh me Flamurtarin. Arbri, Lena dhe Zeqiri ishin te semure dhe ashtu u futen ne loje. Une i falenderoj shume lojtaret qe po sakrifikojne per ekipin. Flamurtari eshte ekip i elites shqiptare dhe nuk kemi thene qe jemi pretendente per titull. Mendoj dhe shpresoj te jemi nder 6-7 ekipet e para me te mira. Kjo bazohet edhe nga fakti qe ne po penalizohemi shume. Kur disa trajtohen si te nenes dhe disa si te njerkes do te jete shume e veshtire te jemi ne Kupat e Europes", perfondoi prononcimin e tij per mediat trajneri i Flamurtarit Ernest Gjoka.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit