HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E premte, 19 Prill 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne Fokus / "Lufte" ne Shkoder, gjakoset Refik Halili dhe plagoset nje 12-vjecar
nga Administrator   E premte, 12 Shtator 2014 14:59   pdfShtypEmail

tirana vllazniaBilanc “lufte” në Shkodër pas ndeshjes Vllaznia-Tirana. Afro 20 tifozë të Vllaznisë dhe Tiranës janë dërguar me urgjencë në Spitalin rajonal të Shkodrës. Me të çara në kokë, plagë në trup e disa të tjerë të goditur me armë të ftohta si thika apo të qëlluar me shkopinj e gurë, të fashitur e të larë me gjak kanë mbërritur në urgjencën e spitalit. Infermierët dhe mjekët e turnit kanë vepruar me shpejtësi, në mënyrë që të mos kishte pasoja dhe dëmtimet të ishin sa më të lehta. Në urgjencë nuk kanë qenë vetëm tifozë, por edhe katër policë, të cilët janë gjakosur në pjesë të ndryshme të trupit. Bëhet fjalë për Pjetër Bungaja, Tahir Lekndreu, Agim Lohja dhe Gjergj Dodani. Më rëndë nga të gjithë ishte polici Bungaja, i cili mori goditje në kokë, ndonëse është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa tre policët e tjerë janë mjekuar dhe më pas janë larguar nga spitali. Një tifoz i Vllaznisë, Ismet Osmani, rreth 40 vjeç, ka marrë tri goditje me thikë në trupin e tij dhe fillimisht u mendua se ishte në gjendje të rëndë. Ai menjëherë i është nënshtruar mjekimit të shpejtë, duke arritur të dalë jashtë rrezikut për jetën. Kirurgu Ardjan Dajti tregon se si kanë mbërritur në spital tifozët e të dyja ekipeve, Vllaznisë dhe Tiranës. “Ambulancat e urgjencës kanë shkuar dhe ardhur disa herë, duke sjellë tifozët e plagosur dhe të dëmtuar nga stadiumi. Me disa tifozë kemi bërë kujdes, sepse plagët e tyre kishin disa orë që ishin shkaktuar, pasi nuk kishin mundur që të vinin menjëherë në spital. Plagët dhe dëmtimet kanë qenë nga më të ndryshmet. Jemi përpjekur të bëjmë maksimumin, në mënyrë që të shpëtojmë jetët e të gjithëve. Falë angazhimit të të gjithëve ia arritëm qëllimit. Ka pasur tifozë nga të dyja skuadrat që vinin për t’u mjekuar. Një tifoz i Vllaznisë dhe një polic kanë pasur situatat më të vështira, por arritën të jenë jashtë rrezikut për jetën. Në fakt, jemi befasuar kur kemi parë tifozë që vinin për t’u mjekuar dhe fillimisht menduam se numri i tyre do të ishte i madh, duke marrë parasysh se çfarë po ndodhte. Në fakt nuk kanë ardhur më shumë se 20 persona, të cilët kanë marrë mjekimin e menjëhershëm”, tregon kirurgu për gazetën. Ndërkohë, krahas tifozëve, në spital përfunduan edhe dy futbollistë të rinj të akademisë Vllaznia, Beci dhe Vecaj, të cilët kanë qenë në pistën e stadiumit në momentin e sherrit në fushë. Gjithsesi, për fat të mirë, ata kanë pasur plagë të lehta. Situata e krijuar për trazirat në stadiumin “Loro Boriçi” dhe përhapja e lajmit se kishte të plagosur, ka terrorizuar shumë familje shkodrane dhe të afërm të tifozëve.


Pamje nga trazirrat ne Shkoder


busy
komente