HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E hënë, 18 Nentor 2019
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Maqedonia/ Nderim Nexhipi drejt Hungarisë
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 09 Janar 2013 10:30   pdfShtypEmail

nderim_nexhipiPas një gjysmë sezoni të shkëlqyer tek ekipi i Shkëndijës, siç duket në pjesën pranverore futbollistin Nderim Nexhipi nuk do ta shikojmë duke mbajtur fanellën e tetovarëve, pasi siç qëndrojnë punët ai pritet që në javën e ardhshme të nënshkruaj marrëveshje me skuadrën hungareze Debrecen. Këtë e ka pohuar vet mesfushori.

“Menaxherët e mi janë shumë aktiv kohën e fundit, pasi vazhdimisht po na vijnë shumë oferta. E fundit dhe shumë serioze erdhi nga skuadra hungareze Debrecen e cila po kërkon që unë të veshi fanellën e tyre. Ata njohin mirë kualitetet e mija pasi kur isha në Rabotniçki në garat evropiane kemi luajtur ndaj kësaj skuadre, ku edhe nuk kishin kaluar mirë. Në ditët në vijim priten takime, dhe nëse ata plotësojnë kushtet e mija, atëherë javën e ardhshme do të vë edhe nënshkrimin tim”, tha Nexhipi.

Ekipi hungarez për momentin gjendet e treta në tabelën e klasifikimit. Ndryshe, cekim se mesfushori po kërkohet edhe nga ekipe nga Gjermania (liga 2) por dhe Turqi. E fundit garës iu ka bashkuar edhe një klub nga Kina.

“Po është e vërtet se kam një ofertë shumë interesante nga Kina, mirëpo për momentin nuk mund të bëj publik emrin. Edhe këtë mundësi do ta shikoj”, pohoi Nexhipi.
Interes për të parë futbollistin shqiptar në radhët e tyre kanë shpreh edhe kampioni aktual i Maqedonisë, Vardari si dhe ekipi i Metallurgut. Nderim Nexhipi karrierën e tij e ka filluar tek skuadra e Slloga Jug (Shkupi), kurse gjatë karrierës ka luajtur edhe për ekipet gjermane Herta e Wolsburg, Vardar, Rabotnicki, Lierse, Qaranag dhe së fundi tek ekipi i Shkëndijës.


busy
komente