HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Flamurtari-Bylis 1-0
nga AlbaniaSoccer   E diel, 19 Shtator 2010 21:29   pdfShtypEmail

flamurtariNje gol i Ahmataj ne minuten e 71’ i ka dhene fitoren me vleren e tri pikeve Flamurtarit, ne takimin e mesdites se djele perballe Bylisit. Vlonjatet kane arritur keshtu te pozicionohen te paret ne tabelen e klasifikimit, e pas javes se katert e udheheqin kategorine superiore te vetem me 10 pike. Perballe mallakastrioteve Flamurtari e ka patur me teper te veshtire nga sa ishte menduar dhe per shume minuta vendasit kane vuajtur per te gjetur golin. Ne pjesen e pare, miqte kane menduar  me teper te mbrohen ndersa vlonjatet kane qene te paqarte ne lojen e tyre dhe rastet per shenim kane munguar. Ne te dyten Magani ka karikuar lojtaret e tij qe kane ndryshuar menjehere ritmin e takimit. Ne minuten e 71’ Lena kroson ne zone per Xhafaj qe ul topin per Ahmataj. Ky i fundit godet fort me te majten dhe dergon topin ne rrjete. Tifozet vlonjat ne delir. Ky gol deri ne fund te takimit do te rezultonte deciziv edhe pse Lena dhe Xhafaj paten mundesine per te dyfishuar rezultatin.  Ne fund, Flamurtari duhet ti gezohet tre pikeve te marra, qe e konfirmojne tashme si nje nga pretendentet kryesore ne luften per titull.

FLAMURTARI 1
BYLIS 0

E diele, 19 shtator 2010, ora 16:00, ne stadumin “Flamurtari “ te Vlores

Flamurtari: Moçka, Sakaj, Brahja, Veliu, Ahmtaj, Devolli (55` Shehaj), Zeqiri, Begaj, (55` Grami), Roshi (46` Lena), Progni, D,Xhafaj

Trajner: Gugash Magani

Bylis: Egbo, P.Arberi, Shoshi, Stojku, Bektoviç, Kule, Koreshi (87’ F.Xhafa), Bezulov, (65` Gega), Popoviç (86` Idrizi), Dimo, Bertond

Trajner: Agim Meta

Shenues: Ahmtaj 71`

Gjyqtare: E.Jorgji (Elbasan), E.Biçaku (Tirane) D.Sala (Shkoder)

Vezhgues: A.Mema (Gjirokaster)

Kartona te verdhe: Sakaj, Progni / Bertrond

Enea Shtrepi


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit